Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në samitin e Diaspores, kalendarit të festave do t’i shtohet një tjetër festë.
22 nëntori do të jetë Dita e Alfabetit. Këtë lajm e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas mbledhjes së qeverisë.
“Këshilli i Ministrave po i propozon që 22 nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushimi. Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e Manastirut zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë, tha ministri Hasani para gazetarëve.