Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” në bashkëpunim me Fondacionin “𝗞𝗼𝗻𝗿𝗮𝗱 𝗔𝗱𝗲𝗻𝗮𝘂𝗲𝗿” organizuan Akademinë e SME-ve 2021, një trajnim intensiv 3-ditor për sipërmarrjet shqiptare, me temë “𝗧𝗿𝗲𝗴𝘁𝗶𝗮 𝗢𝗻𝗹𝗶𝗻𝗲 – 𝗦𝗳𝗶𝗱𝗮𝘁 𝗲 𝗦𝗠𝗘-𝘃𝗲”. Ky trajnim u formësua dhe u modelua, duke patur parasysh periudhën e pandemisë “Covid-19” dhe kushtet qe diktoi për zhvillimmin e ekonomisë, ku tregtia online dhe teknologjia u kthyen në parakusht mbijetese, por dhe suksesi. Sigurisht që të rinjtë dhe idetë e tyre janë pararojë e çdo ndryshimi.
Mbi 20 përfaqësues të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, u pajisën me njohuritë bazë lidhur me:
Inovacioni dhe tregtia elektronike;
Modeli i biznesit i tregtisë elektronike;
Pronësia industriale dhe regjistrimi i markës tregtare;
Bazat e tregtisë elektronike;
Promovimi i tregtisë elektronike dhe rrjetet sociale;
Shërbimi i klientit, kanalet e shitjes dhe shpërndarjes;
Mënyra e kryerjes së pagesave.
Lektorët dhe ekspertët e fushës, ndanë eksperiencat e tyre me sipërmarrësit e rinj, dhe i inkurajuan ata në rrugëtimin e biznesit të tyre.
Në ditën e fundit, sipërmarrësit u organizuan në grupe duke krijuar modele virtuale biznesi,mbi të cilin aplikuan të gjitha njohuritë e përfituara gjatë trajnimit.
Trajnimi u mbyll me prezantimin e modelit simulues nga secili grup, dhe shpërndarjen e certifikatave nga themeluesit e “SME Albania” dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Konrad Adenauer” Dr. Tobias Rüttershoff./ProBizz.al