Tani kur sezoni i parë i serave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në 3-mujorin e parë importet e zarzavateve u rritën me 70 % dhe ato të frutave me 49 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet e zarzavateve në këtë tremujor janë intensifikuar pasi në dy mujor rritja ishte 63%.
Shqipëria ende ka suficit në tregtinë e zarzavateve, por importet po rriten me shpejtësi në krahasim me eksportet, duke sinjalizuar shumë shpejt se do të jemi me deficit. Eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me 15% në tremujorin e parë të vitit .
Të dhënat tregojnë se rritja e importeve të zarzavateve u bë me agresive gjashtë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024. Në dhjetor 2023 importet e zarzavateve u rritën me 80 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2022, dhe gjithashtu importi i frutave për të njëjtën periudhë u rrit me 55%. Ky trend rritës qëndroi i në shkurt dhe mars kur sezoni i prodhimit vendas ka nisur.
Në tërësi importet e ushqimeve janë rritur ndjehem këtë vit. Në janar-mars 2024 importet e ushqimeve në sasi u rriten me 22% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Përgjatë 2023 importet e ushqimeve në sasi u rriten me 10 %, ndërsa eksportet qëndruan në vendnumëro, nga rritjet dyshifrore përgjatë dekadës.
Një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësohet me import. Situata e krijuar ka nxitur çmime më të larta në grupet që nuk prodhohen në vend. Ekspertët lajmërojnë se reduktimi i prodhimit ekspozon vendon ndaj krizave të jashtme dhe monopoleve të grupeve të importit. Shpesh çmimet e importit nuk janë shumë elastike pasi zhvillimet në vendin tonë kanë treguar se, ndryshimi më ulje i çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet në vendin tonë.
Prodhimi vendas vitin e kaluar u shit me çmime të larta, pasi kërkesa nga hotelet dhe restorantet ishte jo e zakontë nga zhvillimet pozitive në turizëm.
Turizmi është në shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin vendas. Altin Prenga, i cili drejton njësinë më të madhe të agroturizmit në vend, “Mrizi i Zanave” thotë se oferta ushqimore ndaj turistëve duhet të jetë me prodhim vendas, pasi edhe kërkesa e tyre është e tillë. Turistët ndër të tjera kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas. Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tonë rrezikojnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve.
Shqipëria nuk ka një konsum të shpërndarë në mënyrë të qëndrueshme në të gjithë muajt e vitit. Vitin e fundit pati një kërkesë jo të zakonte në tre muajt e verës për shkak të fluksit të lartë të turistëve.
Marrë nga Monitor