Venecia vendos një taksë turistike në përpjekje për të ndalur mbipopullimin gjatë fundjavave të pikut.
Bileta do të kushtojë 5 euro dhe mund të blihet online.
Taksa turistike duhej të niste më herët gjatë vitit, por u vonua për çështje logjistike dhe frikë se do të godiste të ardhurat turistike.
Këshilli ka konfirmuar hapjen e platformës së pagesave online që turistët do të duhet të përdorin për të prenotuar biletat.
Vizitorët në Venecia do të përdorin faqen për të marrë një kod QR për t’ua treguar zyrtarëve që kryejnë kontrolle në qytet.
Tarifa e hyrjes synon të reduktojë turmat, të inkurajojë vizita më të gjata dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët.
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews