Nga kjo fundjavë bëhen efektive ndryshimet në Ligjin për TVSH, ku përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import kafshët e racës së pastër për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj .
“Ndihmojmë sektorin e prodhimit me rritjen e numrit të krerëve në blegtori dhe nxitjen e prodhimit blegtoral; zhvillimin e sektorit të bletarisë; stimulimin e prodhimit organik dhe luftës me metoda organike në bujqësi; përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme” shkruan ministrja Denaj në facebook .