Mbrëmjen e Krishtlindjeve në vendin tonë janë regjistruar mbi 10 milionë turistë që kanë hyrë në vendin tonë. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo është një arritje e paimagjinueshme deri pak vite më parë.
“Lajm i bukur. Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 000 000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. Gëzuar”, thotë kreu i qeverisë.
Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 %.