Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill duke i çuar në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në 4 muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më pare.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet:
Sigurinë pastërtinë rritjen e standardeve në shërbime.
Prioritetet e këtij sezoni sipas ministres Mirela Kumbaro janë pastërtia në zonat turistike, kontrollet e mjeteve detare, qendrat shëndetësore dhe siguria ushqimore.
Ndërkohë sipas të dhënave të turoperatorëve gjatë këtij viti priten rreth 30 % më shumë turistë se vitin që lamë pas .