Më shumë se 5 mijë të punësuar pritet të përfitojnë pagë lufte nga qeveria për shkak të bllokimit të punës gjatë kohës së koronavirusit.
Në llogaritë e tyre do të hidhet 26 mijë lëke dhe kjo shumë do të meret vetëm një here sqarohet në vendim.
Kështu që të gjithë personat që rezultojnë në listëpagesat e kompanive të transportit prej muajit shkurt të këtij viti, pavarësisht nëse vazhdojnë më të jenë të punësuar apo jo, do të marrin një ndihmë financiare të barabartë me pagën minimale.
Kompanitë e transportit janë ankuar që në nisje të masave shtrënguese ndaj koronavirusit për shkak të bllokimit të punës dhe mungesës së të ardhurave.