A e dini se Instituti i Sigurimeve është kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri.
INSIG është krijuar me ligjin Nr. 7506, më 1991 “Për Institutin e Sigurimeve” të Parlamentit Shqiptar, si institucion i vetëm shtetëror që ushtron veprimtarinë e sigurimeve dhe risigurimeve në Republikën e Shqipërisë.
Këtë muaj Insig shënon 30 vite në shërbim të konsumatorëve sa i përket sigurisë.
Nën drejtimin e Presidentit të Grupit Z. Kadri Morina, në vitin 2016 EUROSIG sh.a. privatizoi mëmën e të gjitha kompanive të sigurimit në masën 100 %. INSIG sha, ka qenë gjithmonë një kompani e besuar për afro 30 vjet dhe sot i shërben më shumë se 2 milionë klientëve në mbarë rajonin.
Ashtu siç dhe ka sloganin, “I madh dhe i sugurt”, INSIG ka si mision të tij sigurinë për konsumatorin, për klientët e tij. Me gamën e gjerë të produkteve të sigurimit jo-jetë, me përkushtimin dhe korrektësinë, INSIG ofron mbrojtjen më të mirë për konsumatorët, duke bërë kështu që reputacioni dhe emri i tij të jenë në majat e industrisë së sigurimeve. INSIG do të vazhdoj të punojë për të forcuar identitetin e tyre, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit. Produktet e reja, duke iu përshtatur nevoja të klientit dhe eksperienca e stafit të kualifikuar, bëjnë që INSIG të ketë gjithmonë një ofertë e produkt, të jetë gjithmonë garancia financiare e atyre që ju besojnë, me shërbim cilësor dhe të shpejtë.
Kompania INSIG sh.a. e themeluar në vitin 1991, si Institut i Sigurimeve, është një kompani që në qendër të vëmendjes ka klientët, shërbimin ndaj tyre, korrektësinë dhe besimin. Me një staf të kualifikuar, korrekt e të përkushtuar, INSIG ka një vizion të qartë për rëndësinë e sigurimeve në raport me klientët, ofrimin e shërbimit të produkteve e paketave dhe mbi të gjitha, besimin që iu ofron atyre.
Si një ndër kombanitë më të besuara në fushën e sigurimeve, INSIG njeh vetëm rritje në treg, gjë që tregon se, besimi i klientëve është në rritje, e po kështu, shërbimi i tyre ndaj nesh.
Kompania e Sigurimeve INSIG sh.a, është një shoqëri anonime (aksionere) me Aksionar të vetëm, shoqëria “EUROSIG” sh.a. Këshilli Mbikëqyrës i INSIG sh.a. emëron Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë dhe ushtron kontroll në lidhje me drejtimin dhe administrimin e Shoqërisë. Drejtimi i veprimtarisë tekniko-administrative dhe ekonomiko-financiare përmbushet nga Drejtori i Përgjithshëm.
Disa nga produktet që ofron kompania:
- Sigurime Motorrike
- Sigurimi i Pasurisë
- Sigurimi i Shëndetit
- Sigurimi i Përgjegjësisë
- Sigurimi i Mjeteve Monetare
- Sigurime Inxhinierike
- Sigurime të Marines
- Sigurimi Ajror
Në Rast Dëmi
Mbulimi i përgjegjësisë së dëmit nga pasuria ndihmon për të paguar dëmin e shkaktuar nga një automjet tjetër ose dëme të ndryshme të shkaktuara ndaj pronës. Nëse shkaktoni një aksident të tillë, mbulimi i përgjegjësisë për dëmtimin e pronës do të ndihmojë në mbulimin e dëmeve për të cilat jeni përgjegjës. Nëse jeni të siguruar tek INSIG dhe keni pësuar një dëm, ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit sipas kategorisë dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë të Dëmeve. Çdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara te siguruesi përgjegjës (shoqëria e sigurimit) ku është siguruar me policen TPL, mjetit i transportit shkaktar i aksidentit.
Shoqëria INSIG sh.a gëzon aftësi paguese dhe burime pasurore të përshtatshme në mbulim të interesave të të gjithë policmbajtësve në përputhje të plotë me kërkesat ligjore në fuqi për të gjitha periudhat e raportimit. Në fundvitin 2020, zëri i bilancit “Investime në toka, ndërtesa dhe investime financiare të Insig Jo-Jetë” kapi vlerën e mbi 1,400,000,000 lek (ose mbi 11 milionë euro) nga 1,031,000,000 lek një vit më parë.