Deri në muajin gusht 3,2 milionë turistë të huaj dhe vendas kanë vizituar parqet tona natyrore dhe ato kombëtare, si edhe monumentet e natyrës.
Në një grafik të paraqitur nga Ministria e Turizmit ecuria e vizitueshmërisë së zonave të mbrojtura, ka pësuar rritje nga muaj në muaj. Janari i këtij viti ka nisur me 93975 vizitorë për të arritur pikën kulmore në muajin gusht, me 1317082 vizitorë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi në rrjetet sociale të dhënat e sezonit turistik veror që vijnë nga zonat e mbrojtura.