Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar shënuan rritje me gati 4 herë gjatë 9-mujorit të këtij viti.
Referuar raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Britanisë llogariten 5.988 milionë lekë nga 1.550 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2022-shit.
Sipas INSTAT-it, importet gjatë periudhës janar-maj llogariten 6.3 miliardë lekë, nga 5.6 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2022.
Pas daljes nga Bashkimi Europian, Shqipëria ka nënshkruar në fillim të vitit 2021 një marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.
Marrëveshja siguron që mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Evropian.
Marrë nga Scan tv