Qeveria shqiptare do të japë afro 473 milionë lekë buxhet për peshkimin vitin e ardhshëm osë 14 % më shumë se vitin e kaluar.
Kjo mbështetje do të mundësoje investime në kapacitetet ankoruese në portet e vendit për të akomoduar flotën e peshkimit.
Gjithashtu Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, objektivat e vitit 2024 për këtë sektor konsistojnë në, menaxhimin e peshkimit dhe akuakulturës duke mbështetur sektorin me politika strukturore për tregjet, politikat tregtare dhe politikat ndërkombëtare me qëllim zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në përputhje me standardet e BE duke garantuar konkurueshmërinë, mbrojtjen e resurseve.
Burimi: Ministria e Bujqësisë