Nëse e keni lexuar librin e Sheryl Sandberg “Lean In” dhe mundeni të citoni paragrafë nga #GirlBoss i Sophia Amoruso, mund të jeni të interesuar në këtë studim që pretendon se ka gjetur gjashtë tiparet e personalitetit që kanë të përbashkëta të gjitha femrat e suksesshme.
Faqja e internetit e Lean In e përshkruan librin dhe lëvizjen si “dua një botë ku njerëzit e çdo gjinie mund të ndjekin ëndrrat e tyre pa paragjykime ose pengesa të tjera. Atje ku vajzat rriten të jenë udhëheqëse të sigurta dhe elastike. Aty ku më shumë gra drejtojnë kompani dhe vende.” Ata vazhdojnë duke thënë, “ne jemi të shtyrë nga besimi se shoqëria dhe ekonomia jonë do të ishte më mirë nëse gratë dhe vajzat do të vlerësoheshin si të barabarta me burrat dhe djemtë.”
Caliper, një firmë këshilluese globale për menaxhimin, filloi të zbulojë karakteristikat kryesore duke studiuar një grup prej 85 grash që ishin të gjitha në pozicione të larta drejtuese. Secila drejtuese bëri një test personaliteti dhe iu përgjigj një sërë sondazhesh në lidhje me sukseset.
Me këtë vlerësim të barabartë në mendje, këto drejtuese iu përgjigjën pyetjeve se si i udhëheqin kompanitë e tyre.
Hulumtimi zbuloi se gjashtë tiparet më të zakonshme që ndahen mes grave të suksesshme profesionalisht janë:
- Vetëbesimi
- Agresiviteti
- Empatia
- Forca në karakter
- Toleranca ndaj stresit
- Energjia
Sipas një shpjegimi që Caliper dha, rezultatet e studimit nënkuptojnë që femrat e suksesshme janë të drejtpërdrejta në stilin e tyre të komunikimit, mund të çojnë projekte përpara, mund të kuptojnë dhe lidhen me ndjenjat e të tjerëve, janë komode në mjedise me stres të lartë dhe janë entuziaste për punën e tyre.
Nga ana tjetër, cilësitë që mund të ngadalësojnë suksesin u zbuluan gjithashtu në studim. Me sa duket, gratë që kujdesen shumë për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për to, ka të ngjarë të luftojnë në rolet drejtuese.
Rezultatet e studimit nuk janë aspak marramendëse, duket qartë se ju duhet të jeni në gjendje të qëndroni me këmbë në tokë, të jeni të lumtura për karrierën tuaj dhe të mos bini pre e presionit nëse doni të ngjisni shkallët e karrierës, por sigurisht që është një kujtesë e dobishme për ato që luftojnë me ndonjë ose të gjitha këto tipare.
Duhet shumë për të marrë përgjegjësinë dhe drejtuar e jo më të udhëhiqni një kompani. Por, ne të gjithë mund të jemi në krye të kompanive, duhet vetëm ta dëshirojmë atë. Siç thotë Lean In, “së bashku, ne mund ta bëjmë punën të funksionojë për gratë në një mënyrë që nuk ka ndodhur kurrë më parë”.
Pra, le ta bëjmë! Pavarësisht nga tiparet e personalitetit, nëse do të jesh udhëheqëse duhet dëshirë dhe vullnet i brendshëm për të drejtuar dhe marrë kontrollin. Varet nga ju që ta zotëroni atë.
Burimi: Your Tango