Vetëm në muajin korrik, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka pritur 67 mijë vizitorë.
Shifrat i ka bërë të ditura kryeministri Edi Rama në një postim në facebook .
Ky park është kthyer në destinacionin e preferuar për mijëra turistë të huaj dhe vendas.
Kur vizitojnë Divjakë-Karavasta vizitoret mund të shijojnë kullat panoramike, varkat për të shëtitur vijën ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe larmishmëri shpendësh.