Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri me dije se në buxhetin e vitit 2024, për indeksimin e pensioneve janë parashikuar 4.1 miliardë lekë, ndërsa 3.6 miliardë lekë janë fondet në dispozicion për bonusin e fundvitit.
Nga ky buxhet do të përfitojnë 717 370 pensionistë në të gjithë vendin.
Në fillim të muajit tetor të këtij viti, qeveria indeksoi me 8.6 % të gjitha kategoritë e pensioneve që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore.