“SEFA WINE” E KOSOVËS, SHIJOHET DERI NË ZVICËR E DANIMARKË
Ceo i “Sefa Wine” Shulina intervistë për Probizz!
Puna dhe përkushtimi duket se janë përkthyer në sukses për kompaninë e prodhimit të verës “Sefa Wine” në Rahovec Kosovë.
Në një intervistë për ProBizz, Pronari i kësaj kompanie Z. Blerim Shulina tregon se puna për këtë aktiviet ka nisur me kapacitete të vogla prej shume vitesh, por në vitin 2011 është licencuar dhe ka nisur të dalë në treg me verën e saj.
“Idea për këtë biznes ka lindur bazuar në përvojën si kultivues të rrushit çka më pas u konkretizua me brendin “Sefa Wine” – shprehet z. Shulina.
Emri i vendosur nuk është rastësi, ai rrjedh nga personi që ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në hedhjen e themeleve të këtij biznesi që bëhet prezent në çdo tryezë.
“Sefa është emri i gjyshit që na la neve trashëgimi kultivimin e rrushit dhe 5 hektarë tokë “- thotë Shulina
Por cili është sekreti i shijes “Sefa Wine”?
Shulina tregon vetëm një pjesë të sekretit: “Sefa Wine” është profilizuar në vera cilësore dhe teknologjia përdoret duke ju përshtatur formes së kësaj vere, si selektimi i rrushit më të mirë ,vjelje manuale pa makineri dhe perdorimi i fuçive të drurit”
Afërsisht çdo vit nga brendi “Sefa Wine” prodhohen afro 170 000 shishe verë. Pritshmëritë për këtë vit janë që të prodhohen 50 000 shishe më shumë.
Ku e gjejnë konsumatorët këtë verë?
– Kosovë
– Shqipëri
– Danimarkë
– Zvicër
Në kosovë “Sefa Wine” mbulon me kërkesa konsumatorët në masën 85% të tregut, si në restorante e hotele, supermarkete etj.
“Ambiciet tona janë që të vazhdojmë tutje në tregjet me atraktive si Holanda ,Belgjika”- thotë Blerim Shulina.
Cilësia dhe siguria vërtetohet edhe me 7 medaljet që gëzon ky brand:
“ Dy Silver në Lyon. Nje silver dhe dy bronz ne Decanter. Nje Silver në Sofie dhe një Gold në Tiranë. Concurs International De Lyon është kompeticion që garojne 5000 mostra vere nga e gjithë bota dhe “Sefa Wine” arriti me medaljen Silver në garën shumë të ngushtë me mbi 90 pikë nga 100 totali”
Sipas Shulinës për të krijuar lehtësi për biznesin e tij në Europë duhet lobim shtetëror më i madh për Kosovën; e në vençanti për Rahovcin; nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe ambasadorëve të akredituar në vendet Europiane.
Ky sezon konsiderohet i mbarë për prodhuesit e verës.
Të paktën për “Sefa Wine” raporti ishte 30% e prodhimit eksport dhe 7% u destinua për tregun e Kosovës. Synimi i drejtuesve të saj është që të arrijnë eksportet në masën 80% për eksport dhe 20 përqind të
tregtohet për tregun vendas.