Gjatë vizitës në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome në Elbasan, ku u instalua sistemi i pastrimit të ajrit, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, deklaroi se ngritja e kapaciteteve njerëzore në industrinë minerare është parësore.
Sipas Ballukut, 100% e prodhimit të kromit në vendin tonë sot vjen nga sektori privat.
“Kështu që është një fakt që në këtë sektor privat, në të gjithë industrinë minerare, punojnë më shumë se 7 mijë punëmarrës në të gjithë vendin, ndërkohë që prodhimi minerar arrinë 150 milionë euro në vit, duke përbërë kështu 1.5 deri në 2% të Prodhimit Bruto, shifër kjo shumë e rëndësishme, ndërkohë që eksporti arrinë 80 milionë në vit”, shtoi ajo.
Balluku theksoi se në vitin 1990 Shqipëria mbante vendin e tretë për prodhimin e kromit.
“Sot kjo industri po ringjallet, por duke pasur parasysh që në vendin tonë nuk ka vetëm krom, ne kemi nisur nga puna për të parë dhe për të studiuar thellësisht nëntokën tonë dhe sigurisht për t’u bërë më atraktiv për të gjithë investitorët e huaj”, u shpreh ministra Balluku ajo.