“Njeriu duhet të ëndërrojë dhe të punojë shumë për të arritur ëndrrat e tyre. Çdo gjë është e mundur. Nuk duhen humbur shpresat në asnjë moment.”- Anaida Deti
Revista “Forbes” ka publikuar një artikull ku ofron një pasqyrë se si të ndërtoni dhe të rrisni një biznes si një sipërmarrës, referuar eksperiencës së shqiptares Anaida Deti.
Por kush është Anaida Deti?!
Probizz.al ka zgjedhur t’i dedikojë një shkrim sipërmarrëses shqiptare e cila bëri jehonë me daljen e saj në faqen e parë të prestigjozes Forbes.
Anaida Deti ka lindur në Durrës më 22 Mars 1981. Ajo vjen nga një familje e thjeshtë, por ëndrrat e saj ishin të mëdha dhe gjatë rrugës u përball me sfida dhe vështirësi. Pas 5 vitesh qëndrimi dhe shkollimi për stomatologji në Itali, Anaida zhvendoset në Kanada. Aty asaj iu desh ta niste çdo gjë nga e para, nga zero. Shkolla që kishte bërë në Itali nuk i njihej, duhej të mësonte gjuhën, të merrte diplomën e gjimnazit dhe pastaj të fillonte përsëri studimet për asistente dentare. “Mësoja shumë, merrja shumë libra në biblotekë, rrija gjithë ditën me libra nëpër duar. Në të njëjtën kohë edhe punoja mbasditeve dhe në fundjavë në një supermarkatë që nuk ishte shumë larg nga shkolla.”- tregon Anaida për përkushtimin në arritjen e objektivave të saj.
Pas mbarimit të shkollës ajo punoi një vit si asistente dentare dhe njëkohësisht bëri dhe një kurs me korrespondencë për receptioniste.Por brenda saj ziente një ambicie më e madhe se aq, nuk kishte se si të mjaftohej kështu që vendosi t’u kthehej prap studimeve dhe vazhdoi shkollën për higjeniste dentare. Njerëzit nuk e besonin që ajo do të mund të realizonte ëndrrën e saj për hapjen e një klinike dentare dhe thonin se ajo ishte “çmendur”, por Anaida ia doli t’ua vërtetonte që ata e kishin gabim.
“Klinikën time e kam hapur në maj të 2016 pas 9 muajsh kërkimi. Fillimi si gjithmonë ishte shumë i vështirë, por tani kam më shumë se 3000 pacientë që trajtojmë në klinikë. Unë kam një pasion shumë të madh për punën që bëj dhe kjo ka qenë shumë e lehtë të transferohej te stafi im i mrekullueshëm prej 12 vetash dhe te pacientët. Jam shumë e kënaqur edhe pse sfidat kanë qenë të shumta. Tani po hap një klinikë tjetër dentare në Toronto të Kanadasë.”
Si u bë pjesë e Forbes sipërmarrësja shqiptare?
“Forbes ishte në kërkim të biznesmëve të rinj të japin këshilla përreth biznesit, si të jenë të suksesshëm. Shumë herë kompani prestiogjioze kërkojnë për persona të rinj jo shumë të njohur për publikun që të japin inspirim për njerëzit. Jo gjithmonë njerëzit duan të shikojnë vetëm Mark Zuckerberg apo Jeff Bezos. Ata duan të shikojnë edhe njerëz si ata që të kuptojnë që shumë gjëra arrihen, nuk janë të paarritshme.”– tregon znj. Deti për ProBizz.al.
Anaida është kontaktuar nga Mindful Media Pr, që është një nga Pr kompanitë më të suksesshme në Amerikën e Veriut dhe e vlerësuar nga Forbes. Themeluesi i kësaj kompanie është kanadezi më i ri që ka shëtitur të gjithë botën në një kohë të shkurtër dhe ai bën pjesë në council të Forbes. “Ai ka qenë edhe në Shqipëri dhe ka një respekt shumë të madh për shqipëtarët. Ai dhe kompania e tij kanë miliona ndjekës dhe janë shumë të njohur për punën e tyre”, ka shtuar ajo.
Kompania Mindful Media Pr kishin dëgjuar për Anaidën dhe historinë e saj të suksesit dhe nuk i kishin rezistuar dot dëshirës për ta njohur atë. Pas shumë intervistave me ta, i thanë që ajo do të ishte një person shumë inspirues për publikun.
“Në fillim mendova se ishte një shaka se thashë tani ka ngelur Forbes për këshillat e mia.. Por ja që ndodhi!” – pasi historia e saj kishte kaluar disa faza pranimi, council kishte vendosur që Anaida jo vetëm të jeptë këshilla biznesi, por të shtonte dhe historinë e saj për të inspiruar sa më shumë persona.
Tani e njëjta kompani i ka ofruar të punojë me ta për projekte të reja dhe momentalisht është në disa diskutime. “Gjithashtu jam duke punuar me Natasha Granon që është Motivational speaker, ajo njihet si versioni femër i Tonny Robbins. Mund të them që është një ëndërr që po jetoj, që nuk e kisha imagjinuar kurrë, por ja që gjërat ndodhin.”
Historia e Anaidës ka tërhequr shumë vëmendjen e mëdias në Torino dhe më gjerë. Ajo ka dhënë intervista për Rogers Daytime Television, Sirius XM Radio’s What She Said, GlobalTV, CTV, CP24, CTV NewsChannel, Newstalk1010, Toronto Sun, Toronto Star, Elevate Magazine, Parents Magazine, Focus Magazine dhe më shumë.
Ajo është blogerja dentare e Huffington Post, Thrive Global dhe Inside Toronto. Bloget e saj vihen vazhdimisht në Oral Health Group website.
Anaida ka fituar shumë çmime lokale, nacionale dhe internacionale:
- 2016 Patients’ Choice Award Winner by Opencare
- 2017 Urban Hero Award for Exemplary Community Leadership in Health
- 2018 Community Service Award from the Ontario Dental Hygienists’ Association
- 2018 Best Dental Office from the CHCH TV Business Excellence Awards Silver Medal
- 2018 Business Who Gives Back from the CHCH TV Business Excellence Awards Gold Medal
- 2018 Top3 Outstanding Women for Entrepreneurship and Business in the GTA from Waterfront Awards
- 2018 The Bizz Award Business Excellence Award by the World Confederation of Businesses
- 2018 North York Mirror’s Readers Choice Award Winner for the Best Dental Office by Metroland Media
- 2018 CDHA Superhero Competition Finalist, Top 21 out of 818 nominations across Canada
- 2018 Veuve Clicquot New Generation Award Finalist, Top5 in Canada
- 2018 Women of Inspiration Finalist from the Canadian Business Chicks
- 2018 Silver Stevie Winner for Women in Business for Female Entrepreneur of the Year in Canada – 2nd place
- 2018 One Planet Awards Gold for Female Entrepreneur
- 2018 One Planet Awards Gold for Female Professional of the Year
- 2019 Peak of Success Award by the World Confederation of Businesses
- 2019 North York Mirror’s Reader’s Choice Award Winner for Best Dental Office
- 2019 RBC Top 75 Canadian Immigrant Awards Finalist
- 2019 The Winner Awards for International Business Excellence in New York City
- 2019 Bronze Stevie Company & Organization of the Year in the Health Products & Services category
- 2019 Gold Stevie Entrepreneur of the Year in the Health Products & Services category
- 2019 Female Entrepreneur of the Year Award – Canada, Gold Award
- 2019 Gold Winner for Excellence in Industry Woman of the Year in Healthcare, Pharmaceuticals, Biotech, Health Products & Services
- 2019 Gold Winner of the 2019 Female CEO of the Year in Canada
- 2019 Urban Hero Awards – Business Category winner, People's Choice
- 2019 Woman of Inspiration Indigenous Leader Award
- 2019 Stevie Awards for Women in Business, Bronze winner for Female Entrepreneur of the Year in Canada
- 2020 The Corporate Vision Magazine Most Influential Leader in Healthcare – Toronto
- 2020 CEO Today Business Women of the Year Awards
- 2020 Stevie International Business Awards, Bronze winner for Entrepreneur of the Year in Health Products & Services
- 2020 Stevie Women in Business Awards, Bronze winner for Female Entrepreneur of the Year in Canada
- 2020 Readers' Choice for Best Dental Services in North York
- 2020 THE BEYOND SUCCESS Award
- 2020 Canadian Entrepreneur of the Year by International Business Magazine Awards
- 2020 Business Leadership and Outstanding Contribution to Healthcare by Business Worldwide Magazine
- 2021 CEO Today Business Women of the Year Awards
Një inspirim për njerëzit anë e mbanë botës për njdekjen e ëndrrave të tyre, përfaqësim i denjë i Shqipërisë jashtë kufijve të vendit, tej për tej detit, dhe një shembull i gjallë i mundësisë për të arritur gjithçka për të cilën të vlon në zemër!/ProBizz.al