Dje me 14 Nentor, ne Peshkopi, ne mesdite, jane mbledhur me qindra qytetare te shqetesuar per projektin e propozuar te ndertimit te Hidrocentralit te Skavices. Pjesemaresit i bashkonte qendrimi kundra idese se ndertimit te ketij projekti i cili do te sillte çpopullimin me te madh te asaj popullsie te vogel te mbetur tashme, zhdukjen e historise dhe nje impakt te rende ne mjedisin dhe ekosistemin e zones.
Te pranishem ishin edhe shume dibrane te cilet, megjithese jetojne larg, kishin ardhur per te shprehur mbeshtetjen e tyre nga qytete dhe shtete te ndryshme. Nje prej tyre ishte, biri i Dibres, themeluesi i Patrise Demokratike, themeluesi i komunitetit shqiptar ne Britanine e Madhe, themeluesi i Komitetit per Shpetimin e Kosoves por tashme i angazhuar ne rritjen e marredhenieve tregtare nderkombetare dhe perfaqeson Republiken e Afrikes se Jugut ne Republiken e Shqiperise si Konsulli i tyre, zoti Zenel Hoxha.
Te pranishmit theksuan urgjencen e angazhimit zyrtar ne menyre qe te degjohet zeri i dibraneve por edhe te mbrohet identiteti i gjithe kombit tone duke i thene JO SKAVICES. Prandaj ata votuan per krijimin e organizates jo qeveritare me emertimin Aleanca per mbrojtjen e Dibres. Me tej u konfirmua grupi themelues, emrat dhe nenshkrimet e tyre. Grupi themelues zgjodhi unanimisht perfaqesusin zyrtar te Aleances, zotin Zenel Hoxha.
Aleanca per Mbrojtjen e Dibres do te dalë se shpejti me relacionin zyrtar dhe shtrijen e firmosjes se peticionit per JO SKAVICES ne te gjithe vendet ku ndodhen dibrane dhe shqiptare. Legjislacionet e shume vendeve, sidomos te Bashkimit Europian, parashikojne peticione te tilla ne menyre qe popullsia e tyre te mund te marre ne llogaridhenie qeverite e vendeve te tjera e sidomos atyre vendeve qe aspirojne te behen antare te Bashkimit Europian.
Qellimi i Aleances eshte JO NDERTIMI I SKAVICES dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane te ndergjegjesohen dhe te kuptojne se: VOTA E TYRE VLEN – Dibra edhe kete here si nen thirrjen e Elez Isufit do te mbroje identitetin kombetar dhe do te behet motivi i shpetimit te kombit tone.
Zoti e ka bekuar Shqiperine dhe shpetuar, me dhjetra here, nga padrejtesite.
Faqa zyrtare e Aleances eshte www.joskavices.org /ProBizz.al