• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave

November 26, 2021
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Institucionet publike, shoqëria civile, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe partnerë ndërkombëtarë, biznese dhe media janë bashkuar për çeljen e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore nën sloganin “Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave TANI!”, në kuadrin e fushatës globale UNiTE, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

Me pasojat e pandemisë së COVID-19 që solli efekte të pafavorshme në jetët e njerëzve, si në sferën publike ashtu edhe në atë private dhe me normat tradicionale që kërcënojnë barazinë gjinore dhe justifikojnë dhunën e vazhdueshme me bazë gjinore, fushata e këtij viti bën thirrje për strategji dhe investime gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe eliminimin e Dhunës Ndaj Grave dhe Vajzave (DhNGV) në vende publike dhe private, duke i dhënë më shumë përparësi grupeve të grave dhe vajzave të pafavorizuara.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave, UN Women bën thirrje për një përkushtim të ripërtërirë ndaj veprimeve të bashkërenduara. Rreth 1 në 2 gra dhe vajza shqiptare të moshës 15 vjeç e sipër kanë përjetuar të paktën një formë dhune, si dhuna nga partneri intim, dhuna nga partneri gjatë periudhës së njohjes, dhuna nga jo-partnerët, ngacmimi seksual dhe/ose përndjekja, sipas anketimit të fundit të INSTAT. Dhuna psikologjike, përfshirë qëndrimet apo sjelljet kontrolluese, raportohen shumë rrallë, por ato janë midis llojeve më të zakonshme të dhunës që gratë përjetojnë: 41% e grave e kanë përjetuar atë përgjatë jetës, dhe 25% e përjetojnë aktualisht (gjatë 12 muajve të fundit përpara anketimit). Këto shifra nuk përfshijnë impaktin e pandemisë së COVID-19: vëzhgimet e UN Women e të partnerëve, duke përdorur të dhëna adminstrative nga policia, linjat e këshillimit për rastet e dhunës si dhe ofrues të tjerë të shërbimeve, treguan se pandemia ka sjellë rrezik të shtuar për gratë e vajzat, ka intensifikuar disa prej formave ekzisuese të dhunës ndaj tyre si dhe ka kufizuar qasjen e grave e vajzave që përjetojnë dhunë në shërbime. Këto gjetje konfimohen nga të dhënat e anketimit të fundit të realizuar nga UN Women mbi impaktin e COVID-19 tek mirëqenia dhe siguria e grave. Sipas studimit, 79% e grave të intervistuara në Shqipëri pohuan se dhuna ndaj tyre është përkeqësuar që prej fillimit të pandemisë për sa i përket përjetimit të abuzimit fizik dhe verbal nga partneri. Raporti thekson se 51% e grave ndihen të pasigurta në shtëpitë e tyre.

Sipas të dhënave administrative, nga janari deri në tetor të 2021-it, u lëshuan 4,679 urdhra mbrojtje dhe 1,356 raste u çuan për ndjekje penale ne prokurori.

“Dhuna ndaj grave nuk njeh kufij gjeografikë, kulturorë apo komunitarë. Gratë në Shqipëri e përjetojnë këtë, shpesh herë prej bashkëshortëve apo partnerëve të tyre. Sot, ne themi ‘Mjaft’! Dhe ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve – grave, burrave, vajzave dhe djemve – të bashkohen dhe të thonë ‘Ndalni Dhunën ndaj Grave Tani”, u shpreh Michele Ribotta, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri.

Gjatë fushatës “16 Ditë Aktivizëm” (nga 25 nëntori deri në 10 dhjetor), UN Women, agjencitë e OKB-së simotra, organizatat e shoqërisë civile, sektori privat dhe institucionet publike do të organizojnë mbi 260 veprimtari në gjithë Shqipërinë për të treguar vëmendjen e duhur ndaj “epidemisë së fshehur” të dhunës ndaj grave e vajzave. Një autobus do të udhëtojë në gjithë vendin me synim trajnimin e vajzave të shkollave të mesme si të vetëmbrohen dhe si të përballen me abuzimin verbal, fizik dhe emocional. Te pedonalja në Tiranë do të çelet një ekspozitë për autonominë e trupit me punime krijuese të artistëve të rinj (më parë e prezantuar në Korçë dhe Shkodër). Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 10 dhjetor. Një fushatë në mediat sociale do të adresojë normalizimin e sjelljeve abuzive përmes një eksperimenti social dhe diskutimeve online. Veprimtaritë do të organizohen në të gjitha bashkitë e vendit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komuniteti, të rinjve e të rejave, aktivistëve dhe aktorëve të interesuar për të diskutuar, ndarë ide dhe promovuar ndryshimin e sjelljeve. Disa nga godinat historike do të ndriçohen me drita portokalli, në shenjë solidariteti me fushatën globale. Këtu përfshihen Muzeu Arkeologjik i Durrësit dhe Kisha e Kuvendit në Rubik, gjithashtu edhe Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, ku u mblodhën anëtarë të komunitetit ndërkombëtar dhe të institucioneve publike për të çelur simbolikisht fushatën në 25 nëntor në orën 17:00.

View this post on Instagram

A post shared by UN Women (@unwomen)

Tags: 16 Dite Aktivizem25 nentorDhuna ndaj graveDita Nderkombetare per Eleminimin e Dhunes ndaj GraveOKBShqiperiUN Women
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Next Post
Shqipëri-Kosovë: Nënshkruhen tre akte të rëndësishme në fushën e Doganave

Shqipëri-Kosovë: Nënshkruhen tre akte të rëndësishme në fushën e Doganave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

19 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

20 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

21 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

2 days ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset