Kina është zotuar të dhurojë 600 milionë doza të vaksinave të saj kundër COVID-19 në Afrikë, ndërsa bota po përballet me shpërndarjen e pabarabartë të tyre midis vendeve të pasura dhe të varfra.
Presidenti kinez Xi Jinping e bëri këtë premtim të hënën në një fjalim në ceremoninë e hapjes së një forumi Kinë-Afrikë mbi bashkëpunimin ekonomik.
Ai tha se Kina do të furnizojë 1 miliard doza në total. 400 milionë të tjera do të vijnë përmes rrugëve të tjera si prodhimi nga kompanitë kineze në Afrikë.
“Ne duhet t’i vendosim njerëzit dhe jetën e tyre në radhë të parë, të udhëhiqemi nga shkenca, të mbështesim heqjen dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale për vaksinat COVID-19 dhe të sigurojmë vërtet aksesin dhe përballueshmërinë e vaksinave në Afrikë për të kapërcyer hendekun e imunizimit,” tha ai.
Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, i cili mbahet çdo tre vjet, u organizohi nga Senegali dhe zgjati deri të martën.
Burimi: ABC News