E ndërsa çmimi me të cilën mbi 7000 biznese të lidhur në tension të mesëm 20, 10, 6 kilovat do të paguajnë energjinë për janarin është 18.8 lekë, kompanitë e instalimit të impianteve fotovoltaike vijojnë të rrisin kërkesat nga bizneset.
Eco Energia, ndër kompanitë e para të certifikuara në Greqi në ndërtimin e impianteve fotovoltaike nga agjencitë më të besuara të certifikimit në Evropë, vijon punën me instalimin e paneleve fotovoltaike të cilësisë së lartë në subjekte të ndryshme.
Mjafton të hedhim një sy edhe në rrjetet sociale vëmë re se ekipi profesionist me eksperiencë mbi 17 vjecare, është në terren gjatë gjithë kohës duke iu pëgjigjur kërkesave të klientëve.
Subjektet që sot po vendosin të prodhojnë energji me anë të diellit janë nga më të ndryshme.
Hoteleri turizëm, kompani prodhimi, biznese shërbimesh, restorante, pizzeri, madje edhe njësi akomoduese, zyra dhe shtëpi.
Fafa Resorts, Pofix, Kompleksi Reli, Pasticeri Freskia, Migoblind, Xhelips shpk etj. janë disa nga kompanitë në Qarkun Durrës që kanë zgjedhur Eco Energia për të instaluar panelet fotovoltaike.
Edhe në Dibër kanë avancuar këto investime, atje Eco Energia ka instaluar 250 kw në subjektin NC Espansi Albania shpk dhe të shumta janë investimet edhe në zona të tjera në vend.
Kriza energjitike është një problem global dhe Eco Energia ka sjellë në Shqipëri instalimin e paneleve fotovoltaike me garanci 25 vjeçare për t’i ardhur në ndihmë biznesve në sigurimin e energjisë diellore.
Kujtojmë se sipas publikimit në media Enti Rregullator i Energjisë ka marrë propozimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për tarifën e muajit janar për bizneset në tension të mesëm 20, 10, 6 kilovat prej 18.8 lekë, ndërkohë që ky do jetë objekt rishikimi çdo muaj./ProBizz.al