• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

BB: Pushtimi rus i Ukrainë po pengon rimëkëmbjen ekonomike 

October 4, 2022
in Ekonomi, Raporte, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Pushtimi rus i Ukrainës po pengon rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë në rajonin në zhvillim të Evropës dhe Azisë Qendrore. Përditësimi i fundit ekonomik i Bankës Botërore që është publikuar sot, parashikon që ekonomia rajonale do të tkurret me 0.2% në vitin 2022, ndërsa PBB-ja e Ukrainës parashikohet të tkurret 35%. Parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2022 është 3.2%. Fokusi i raportit në këtë botim është tek mbrojtja sociale. Raporti shoqërohet edhe me një aneks mbi energjinë.

 Në njoftimin e publikuar thuhet se:

“Aktiviteti ekonomik do të mbetet në nivele shumë të ulëta dhe përgjatë vitit të ardhshëm, me pritshmëri për një rritje minimale prej 0.3% në vitin 2023, për shkak se goditjet nga rritja e çmimit të energjisë do të vijojnë të sjellin pasoja në rajon. Megjithatë, rajoni i ka përballuar deri më tani vështirësitë e shkaktuara nga pushtimit rus i Ukrainës më mirë nga sa ishte parashikuar më parë. Prodhimi rajonal pritet të tkurret me 0.2% këtë vit, duke reflektuar rritje më të forta se pritshmëritë për disa nga ekonomitë më të mëdha të rajonit dhe zgjatjen e kujdesshme të zbatimit të programeve stimuluese që qeveritë e disa vendeve ndërmorën gjatë periudhës së pandemisë.”

Në parashikimin e bërë vlerësohet se ekonomia e Ukrainës aktualisht pritet të tkurret me 35% këtë vit, si rezultat i dëmtimit të aktivitetit ekonomik nga shkatërrimi i kapaciteteve prodhuese, dëmtimit të tokës bujqësore dhe zvogëlimit të ofertës së punës pasi më shumë se 14 milionë njerëz mendohet të jenë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, nevojat për rimëkëmbje dhe rindërtim në mbrojtjen sociale, sektorët prodhues dhe të infrastrukturës arrijnë të paktën në 349 miliardë dollarë, shifër kjo 1.5 herë më e lartë se madhësia e ekonomisë para-lufte të Ukrainës në vitin 2021.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha të shpërnguljes së njerëzve dhe një bilanc të rëndë për sa i përket jetëve njerëzore dhe situatës ekonomike”, tha Anna Bjerde, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore. “Në kushtet e vazhdimit të një lufte të panevojshme, Ukraina vijon të ketë nevojë për mbështetje të madhe financiare, si dhe për projekte rimëkëmbjeje dhe rindërtimi që mund të ndërmerren me shpejtësi.”

Lufta po vijon të dobësojë ekonominë globale nëpërmjet ndërprerjeve të konsiderueshme në tregti dhe goditjeve të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, dhe të gjitha së bashku po kontribuojnë në rritjen e inflacionit dhe shtrëngimit pasues të kushteve të financimit në tregjet botërore. Aktiviteti ekonomik në eurozonë, që është partneri më i madh ekonomik për tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim (EMDE) të rajonit të Europës dhe Azinë Qendrore, është përkeqësuar ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit 2022, për shkak të problemeve në zinxhirët e furnizimit, rritjes së tensioneve financiare dhe rënies së besimit të konsumatorëve dhe biznesit. Megjithatë, pasojat më të rënda nga pushtimi janë rritja e çmimeve të energjisë si rezultat i reduktimeve të mëdha në furnizimin me energji nga Rusia.

Rishikimi me ulje i normave të parashikuara të rritjes për vitin 2023 prekin një pjesë të madhe të EMDE-ve të Europës dhe Azisë Qendrore për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë që dominon perspektivën rajonale. Zgjatja apo intensifikimi i mëtejshëm i luftës mund të shkaktojë dëme ekonomike dhe mjedisore edhe më të mëdha si dhe rrit mundësinë për fragmentizim të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare. Rreziku i stresit financiar mbetet gjithashtu i lartë, duke pasur parasysh nivelet e larta të borxhit dhe inflacionit.

Një shtojcë e raportit analizon ndikimin e krizës energjetike. Ndonëse çmimet e naftës, gazit dhe qymyrit kanë pësuar rritje në nivel global që prej fillimit të vitit 2021, ato kapën majat pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke e çuar inflacionin në rajon në nivele të papara për dekada. Kjo krizë e paprecedentë mbart pasoja si për konsumatorët ashtu edhe për qeveritë – duke kufizuar përballueshmërinë fiskale; produktivitetin e firmave; dhe mirëqenien e familjeve.

Vendet që do të preken më së shumti janë ato që kanë varësi të mesme deri të lartë në importet e gazit natyror për ngrohje (e cila përbën 30% të kërkesës për energji), industri ose energji elektrike, si dhe vendet e lidhura ngushtë me tregjet e energjisë të BE-së. Këto vende duhet të përgatiten për mungesa të gazit dhe të hartojnë plane emergjente me qëllim zbutjen e ndikimeve negative tek familjet dhe bizneset, siç janë kursimi i energjisë, rritja e efikasitetit të energjisë dhe zbatimi i planeve të kuotave/racionimit të përdorimit të energjisë. Fushatat për ndryshimin e sjelljes të cilat fokusohen në efikasitetin e ngrohjes në shtëpi dhe ndërtesa, si ri-izolimi i dritareve dhe shtimi i izolimit, kërkojnë investime relativisht minimale dhe kanë efekte të menjëhershme.

“Krizat e mbivendosura si pasojë e luftës në Ukrainë, vazhdimit të pandemisë dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve janë kujtesa të dhimbshme që na tregojnë se qeveritë duhet të jenë të përgatitura për të menaxhuar goditje masive, të papritura dhe që përhapen me shpejtësi”, tha znj. Bjerde. “Sistemet e mbrojtjes sociale, të cilat janë baza e përpjekjeve kundër varfërisë, kërkojnë modernizim me qëllim për t’i bërë ato sa më efektive përballë goditjeve, si dhe sfidave afatgjata.”

Raporti i kushton gjithashtu vëmendje të veçantë sistemeve të mbrojtjes sociale në rajon, të cilat kanë luajtur një rol kritik në mbështetjen e familjeve dhe bizneseve gjatë pandemisë dhe, së fundmi, nga pasojat e luftës në Ukrainë.

Reagimi i rajonit ndaj pandemisë përfshinte dy grupe të gjera të instrumenteve të politikave: masat për mbrojtjen e të ardhurave dhe masat për mbrojtjen e vendeve të punës. Raporti vlerëson efikasitetin e këtyre masave në nxitjen e rritjes ekonomike, uljen e varfërisë dhe ruajtjen e vendeve të punës. Ai konstaton se, në periudhë afatshkurtër, rritja e shpenzimeve në kuadër të masave për mbrojtjen e vendeve të punës u shoqëruan me rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë. Megjithatë, efekti i këtyre masave në rritjen ekonomike është më pak i qartë.

Mësimet që u nxorën prej pandemisë shërbejnë si udhëzues për politikëbërësit për t’i bërë sistemet e mbrojtjes sociale fleksibël dhe gjithëpërfshirëse me qëllim që ato të arrijnë të adresojnë në mënyrë efektive jo vetëm goditjet afatshkurtra në ekonomi, por edhe tendencat afatgjata që po transformojnë tregjet e punës, si globalizimi, tendencat demografike, inovacioni teknologjik, dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe veprimet klimatike.

Ndërhyrjet përmes politikave për krijimin e sistemeve të mbrojtjes sociale për të ardhmen mund të jenë një kombinim i (i) mbështetjes për të garantuar një minimum të të ardhurave, e projektuar për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative, (ii) reformave rregullatore që synojnë heqjen graduale të kufizimeve në praktikat e punësimit dhe largimit nga puna të bizneseve, duke mbështetur kështu krijimin e vendeve formale të punës në sektorin privat dhe reduktimin e informalitetit; (iii) zgjerimit të mbulimit dhe mbrojtjes për grupet e cënueshme; dhe (iv) dixhitalizimit për rritjen e cilësisë dhe sasisë së ofrimit të shërbimeve.

Burimi: World Bank

Tags: Aktivitet ekonomikBanka BoteroreBashkimi EuropianPushtimi rusRimekembje ekonomikeRusiaUkraine
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
Next Post
Geart Ferhati, 15-vjeçari sjell revolucion në gjimanzet shqiptare përmes “I-vote.al”

Geart Ferhati, 15-vjeçari sjell revolucion në gjimanzet shqiptare përmes “I-vote.al”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset