Lidhur me Skemat Kombëtare, Programi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për periudhën në auditim nga të dhënat e marra nga AZHBR, mbi aspektin gjinor rezultoi se kanë përfituar në numër dhe fonde sipas tabelës në vijim:
Tabela 18: Përmbledhje e treguesve në numër dhe vlerë për skemat kombëtare, fermerë/total dhe gra.
% e peshës së | ||||||
Numri i | Vlera e | numër gra | Vlera e | përfituar nga | ||
Nr. | Viti | fermerëve | përfituar/ | fermerë | përfituar/ | gratë fermere |
përfitues | lek | përfitues | lek | mbi vlerën | ||
totale | ||||||
1 | 2016 | 2,617 | 616,185 | 430 | 100,509 | 16,3 |
2 | 2017 | 1,151 | 159,288 | 221 | 30,487 | 19,13 |
3 | 2018 | 3,940 | 642,405 | 442 | 83,975 | 13,07 |
4 | 2019 | 3,949 | 673,936 | 553 | 94,704 | 14,05 |
5 | 2020 | 5,496 | 1,133,517 | 963 | 217,408 | 19,17 |
6 | 2021 | 6,748 | 1,379,510 | 1,163 | 243,509 | 17,65 |
7 | 2022 | 4,909 | 1,133,280 | 868 | 211,843 | 18,69 |
Punoi grupi i auditimit, burimi ABZHR.
Pra sikurse konstatohet nga grafiku dhe vlerat e mësipërme konstatohet rritje e numrit të grave përfituese nga skemat kombëtare të fondeve të bujqësisë përqendruar më shumë në periudhën 2020 – 2022/09 ose e thënë ndryshe me një % në rritje nga 14,6 % në 17,5 % krahasuar me periudhën 2017 – 2019.
Në lidhje me monitorimin e shpenzimeve të kryera kundrejt fondeve të programit të bujqësisë dhe zhvillimit rural nga fondet e BE-së, (I-PARD) dhe konkretisht vetëm për gratë, iu kërkua informacion Drejtorisë së Monitorimit të Skemave, Riskut dhe Raportimit, (DMSRR) në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Në mënyrë të përmbledhur po japim numrin e grave sipas qarqeve që kanë përfituar nga këto fonde për periudhën 2016-2022/09. Më poshtë po paraqesim në formë tabelore dhe në mënyrë grafike, numrin dhe vlerat që kanë përfituar gratë rurale nga skemat e IPARD – BE.
Tabela nr. 19: Numri dhe vlera e grave që kanë përfituar projektet e programit të bujqësisë dhe zhvillimit rural nga fondet e BE-së
Rajonet | Gra/ 2019 | Shumae Financuar | Gra/ 2020 | Shumae financuar | Gra/ 2021 | Shuma e financuar | Gra /2022 | Shuma e financuar | Total/ gra viti ‘19-’22 | Shumae financuar | Mesh- kuj | Total |
Berat | 1 | 3,020 | 2 | 10,994 | 3 | 61,665 | 0 | 0 | 6 | 75,670 | 18 | 24 |
Dibër | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 13 | 13 | |
Durrës | 0 | 0 | 1 | 17,361 | 2 | 147,364 | 1 | 4,867 | 4 | 169,592 | 12 | 16 |
Elbasan | 0 | 0 | 1 | 1,822 | 1 | 105,799 | 0 | 0 | 2 | 107,621 | 10 | 12 |
Fier | 0 | 0 | 1 | 30,450 | 7 | 142,350 | 5 | 103,034 | 13 | 275,835 | 47 | 60 |
Gjiro- kastër | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 1,485 | 1 | 24,745 | 2 | 26,230 | 9 | 11 |
Korçë | 0 | 0 | 4 | 12,661 | 15 | 119,533 | 4 | 12,837 | 23 | 145,032 | 47 | 70 |
Kukës | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 4,387 | 0 | 0 | 1 | 4,387 | 1 | 2 |
Lezhe | 0 | 0 | 1 | 65,866 | 1 | 4,112 | 0 | 0 | 2 | 69,979 | 5 | 7 |
Shkodër | 0 | 0 | 2 | 28,665 | 0 | 0 | 1 | 4,260 | 3 | 32,925 | 11 | 14 |
Tirane | 0 | 0 | 1 | 22,220 | 1 | 37,194 | 1 | 114,487 | 3 | 173,902 | 22 | 25 |
Vlore | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 41,314 | 0 | 0 | 4 | 41,314 | 13 | 17 |
Total | 1 | 3,020 | 13 | 190,039 | 36 | 665,203 | 13 264,230 63 1,122,487 208 271 |
Pra sikurse konstatohet si për mbështetjen për zhvillimin rural nga skemat kombëtare/ Buxheti i shtetit ashtu edhe fondet për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural nga fondet e BE pra (IPARD) ka një rritje pothuajse konstante krahasimisht në vite, por në përqindje shumë më të ulët krahasuar gra-burra, çka tregon se nuk ka një fushatë të mirëfilltë sensibilizimi nga ana e AZHBR/MBZHR pra nuk ka tregues të matshëm performance në nivel qëllimi dhe/apo objektivi, në programet e tyre buxhetore, duke bërë të pamundur vlerësimin e performancës së implementimit të buxheteve gjinore të alokuara dhe shpenzuara.
Nga Drejtoria e Monitorimit të Skemave, Riskut dhe Raportimit, (DMSRR) në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural edhe pse janë kryer monitorime periodike në lidhje me subjektet përfitues të skemave IPARD/burra dhe gra, nuk ka një analizë të hollësishme se sa gra rezultojnë të punësuara në sektorin bujqësor pas marrjes së fondeve, si e kanë zhvilluar këto fonde mjedisin rural dhe mungojnë analizat krahasimore të rritjes ose jo të nivelit të përqindjes së punësimit të grave në zonat rurale, duke konstatuar se për sa më sipër, nuk ka një plan monitorimi periodik me objektiva të qarta, për periudhën 2019
– 2021, e cila ka çuar në mungesën e një analize të hollësishme në ecurinë e projekteve të investimeve mbi bazën e plan-bizneseve të paraqitura nga përfituesit, konstatim ky edhe nga auditimi i mëparshëm i përputhshmërisë i kryer nga KLSH.
Bazuar në strategjinë e zhvillimit rural dhe atë të barazisë gjinore si nga MBZHR dhe rrjedhimisht edhe nga institucionet e varësisë nuk janë marrë në konsideratë gjatë përgatitjes së fazave të PBA-ve, si nga MBZHR ashtu dhe institucionet e varësisë përmirësimi i treguesve gjinor në adresimin e prioriteteve gjinore dhe konkretisht:
▶ Përcaktimi i numri i grave dhe burrave që punojnë në sektorin e zhvillimit rural
▶ Përcaktimi si tregues performance numri i grave dhe burrave fermerë të regjistruar
▶ Përcaktimi si tregues performance, më vete, numri i grave dhe burrave fermerë që përfitojnë nga skemat mbështetëse kundrejt atyre që aplikojnë për çdo skemë mbështetëse
▶ Përcaktimi si tregues performance vlera e fondeve të skemave mbështetëse prej të cilave përfitojnë gratë fermere ndaj totalit të vlerës për skemat kombëtare dhe IPARD.
▶ Përcaktimi i numrit të grave dhe burrave që marrin pjesë në aktivitetet
promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim.
▶ Përcaktimi si tregues performance numri i grave dhe burrave që përfitojnë nga
kreditë e agrobizneseve
▶ Të disagregohen sipas gjinisë përfituesit nga Programi për Sektorin e ullinjve
▶ Përcaktimi si tregues performance të ndarë sipas gjinisë përfituesit e programit Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Zonave Rurale në Shqipëri – SDRA (GRAND).
Procesi i integrimit gjinor ka avancuar sa i përket përfshirjes së kësaj çështje në të gjitha programet buxhetore të institucioneve qendrore, ku vihet re një angazhim i të gjitha njësive qendrore, megjithatë, si në çdo nismë tjetër, ashtu edhe në këtë rast, kanë munguar analizat dhe studimet mbi rezultatet mbas këtyre masave dhe arritja në përfundime se ku është më e nevojshme të përqendrohen përpjekjet për përmirësime në të ardhmen si nga MBZHR dhe AZHBR, si institucioni që zë një peshë të konsiderueshme në buxhetin e përgjithshëm të MBZHR por edhe nga mbështetja e fondeve të BE për zhvillimin rural.
Institucionet që kanë detyrimin e raportimit të këtyre të dhënave, mjaftohen vetëm me paraqitjen e disa informacioneve mbi masat që kanë marrë apo planifikojnë të ndërmarrin dhe nuk paraqesin relacione sqaruese dhe krahasuese për të vënë në pah nivelin e progresit të arritur, apo analiza se çfarë hendeqesh kanë hasur në implementimin e programeve të tyre dhe sugjerime të mundshme për përmirësim. Kjo vlen si për institucionin qendror ashtu edhe për ato të varësisë.
Lidhur me çështjet e barazisë gjinore në MBZHR trajtuar në material dhe në rekomandimet që vijojnë më poshtë, MBZHR ka paraqitur observacionin nr. 1379/1, prot., datë 27.03.2023, protokolluar në KLSH me nr. 588/13 prot., datë 28.03.2023, ku shprehet si më poshtë:
- Qëndrimi i subjektit: Për rekomandimin nr. 7 në të cilin i lihet si detyrë ministrisë “të përditësojë listës së fermerëve aktive duke e risfreskuar atë në bashkëpunime Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si institucioni përgjegjës që kryen regjistrimin dhe çregjistrimin e subjekteve – fermerë”, institucioni shprehet se regjistri publik, regjistrimi dhe çregjistrimi është detyrë funksionale e DPT – së.
- Qëndrimi i grupit të auditimit: Lidhur me rekomandimin nr. 7 sqarojmë se i lihet si detyrë MBZHR që të bashkëpunojnë me DPT dhe të disponojnë në çdo kohë regjistrin e përditësuar të fermerëve aktivë për qëllime të punës së vet në këtë fushë. Për këtë arsye observacioni nuk pranohet.
- Qëndrimi i subjektit: Qëndrimi i subjektit: Për rekomandimin nr. 8, subjekti shprehet se caktimi i një nëpunësi lokal gjinor në nivel AREB dhe QTTB implikon ndryshim të strukturave dhe kosto financiare për institucionin e për këtë arsye sugjerohet ngarkimi i një punonjësi prezent në strukturë me këto detyra.
- Qëndrimi i grupit të auditimit: observacioni pranohet dhe rekomandimi riformulohet si vijon: “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të identifikojë në strukturat organike aktuale të Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore, një nëpunës gjinor lokal të ngarkuar me ndjekjen e produkteve buxhetore gjinore si dhe hartimin dhe miratimin e Planin të Veprimit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave rurale në kohë.
- Qëndrimi i subjektit: lidhur me rekomandimin nr. 10 subjekti shprehet se po punohet në kuadër të PBA – së 2024 – 2026 për përfshirjen e elementëve me baz1 gjinore dhe aty ku ato mungojnë.
Gjetje
- Nga auditimi i efektivitetit të politikave të zhvillimit bujqësor rural në përfitim të
gruas u konstatua se ka:
ِ mungesa të nëpunësit gjinor lokal në strukturat e AREB-ve dhe QTTB-ve;
ِ rritje të rasteve të mos raportimit të dhënave për ndjekjen dhe zbatimin e shpenzimeve të financimit për fuqizimin ekonomik të gruas, dhe mos zbatimit të detyrimeve ligjore sipas SKBGJ-së në përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit;
ِ MBZHR ka të caktuar një nëpunës gjinor, por mungon përshkrimi i detyrave funksionale të tij në rregulloren e brendshme të funksionimit dhe organizimit të MBZHR-së duke sjellë mungesë të gjurmës së auditimit për procedurat kryesore dhe për rrjedhojë nuk ka statistika të sakta në lidhje me objektivat e SKBGJ-së;
ِ MBZHR për treguesin në SKBGJ për përmirësimin e legjislacionit mbi rregjistrimin e pronësisë së tokës, në favor të grave, të rejave dhe vajzave, nuk ka realizuar aktivitete ndërgjegjësuese/këshilluese në zonat rurale dhe urbane si dhe nuk ka propozuar në nxjerrjen e akteve nënligjore, duke pranuar në “heshtje” moszbatimin e këtij treguesi të panevojshëm, i miratuar nga Këshilli i Ministrave duke mos iu referuar Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë , i cili e ka të sanksionuar në mënyrë shteruese.
ِ MBZHR nuk ka hartuar Planin e Veprimit për vitin 2022 për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave rural, ndonëse ka miratuar edhe SBZHR 2021-2027.
- Shpenzimet për produktin Gjinor e përshkruar gjerësisht në Strategjitë Kombëtare të Barazisë Gjinore 2016 – 2020 dhe 2021 – 2030 nuk janë siguruar të plota ose janë në nivele të papërfillshme krahasuar midis buxhetit total të MBZHR-së me buxhetet e QTTB-ve, të AREB-ve dhe AZHBR-së, në lidhje sipas produkteve dhe aktiviteteve, fakt që bën të vështirë ose të pamundur arritjen e objektivave të përcaktuara në SKBGJ, kështu:
ِ Nuk kanë ndjekur të njëjtën prirje të rritjes së tyre krahasuar me buxhetin e përgjithshëm të MBZHR-së ndër vite programi “Këshillimi dhe Informacioni Bujqësor” ndaj buxhetit të MBZHR-së, ku vihet re që për periudhën 2018-2022 pesha që zë programi është mbajtur në të njëjtin interval 4% deri në 5% .
ِ Mungojnë sistemet për matjen dhe raportimin mbi këshillimin e grave rurale pranë AREB dhe në MBZHR, mbi treguesin grave rurale përfituese nga shërbimet e ekstensionit, të ndarë saktësisht që sa prej tyre janë gra/vajza fermerë dhe sa prej tyre janë burra fermerë.
ِ Shpenzimet për produktin Gjinor në lidhje me AZHBR zënë një peshë të vogël në shpenzimet buxhetore që kryen programi, ku ndërkohë buxheti i përgjithshëm i MBZHR-së ndër vite ka ardhur duke u rritur ndjeshëm. Intervali i përqindjes që produkti Gjinor zë në buxhetin e programit të Zhvillimi Rural të MBZHR-së varion nga 9% në 2019 në % në vitin 2021 me një rënie të konsiderueshme prej 5%;
ِ Buxhetimi i fondeve në AZHBR realizohet në total dhe jo me bazë gjinore, duke mos pasqyruar matjen dhe raportimin e treguesit mbi numrin e grave përfituese nga fondet e skemave kombëtare dhe të IPARD-BE, sipas strategjive të barazisë gjinore.
ِ Nuk ka një analizë të hollësishme se sa gra rezultojnë të punësuara në sektorin bujqësor pas marrjes së fondeve, si i kanë zhvilluar këto fonde mjedisin rural si dhe mungojnë analizat krahasimore të rritjes ose jo të nivelit të përqindjes së punësimit të grave në zonat rurale nga Drejtoria e Monitorimit të Skemave, Riskut dhe Raportimit, (DMSRR) në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural;
ِ Nuk janë marrë në konsideratë gjatë përgatitjes së fazave të PBA-ve, përmirësimi i treguesve gjinorë, bazuar në strategjinë e zhvillimit rural dhe atë të barazisë gjinore si nga MBZHR dhe edhe institucionet e varësisë në adresimin e prioriteteve gjinore dhe konkretisht në:
ِ Përcaktimin e numrit të grave dhe burrave që punojnë në sektorin e zhvillimit rural,
ِ Përcaktimin si tregues performance i numri të grave dhe burrave fermerë të regjistruar,
ِ Përcaktimin si tregues performance, më vete, numri i grave dhe burrave fermerë që përfitojnë nga skemat mbështetëse kundrejt atyre që aplikojnë për çdo skemë mbështetëse,
ِ Përcaktimin si tregues performance vlera e fondeve të skemave mbështetëse prej të
cilave përfitojnë gratë fermerë ndaj totalit të vlerës për skemat kombëtare dhe I-PARD,
ِ Përcaktimin e numrit të grave dhe burrave që marrin pjesë në aktivitetet promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim,
ِ Përcaktimin si tregues performance numri i grave dhe burrave që përfitojnë nga
kreditë e agrobizneseve,
ِ Përcaktimin si tregues performance të ndarë sipas gjinisë përfituesit e programit Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Zonave Rurale në Shqipëri – SDRA (GRAND).
- Nga MBZHR nuk ka një statistikë zyrtare mbi numrin e fermerëve progresivë deri më sot dhe rrjedhimisht nuk ekziston një shifër e saktë se sa nga këta janë burra dhe sa gra si dhe sa fermerë janë me status pasiv për periudhën në auditim. Grupi i auditimit këtë të dhënë e mori nga ëeb-i i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nga ku rezultoi se numri i fermerëve aktiv sot në Republikën e Shqipërisë, dhe
konkretisht deri në datën 21.12.2022 është 84,344.62 Mungesa e këtyre të dhënave kaq të nevojshme në performancën dhe punën e MBZHR-së nuk japin një tablo të qartë mbi rezultatin dhe progresin në vite të punës së kryer lidhur me politikat në mbështetje të grave në zonat rurale si dhe në zbatim të objektivave të mire përcaktuara në dy SKBGJ.
Konkluzione
- Mos koordinim midis institucioneve përgjegjëse (Qendror dhe ato të varësisë) lidhur me procesin e planifikimit, financimit dhe monitorimit të fondeve të akorduara për fuqizimin ekonomik të gruas. Institucionet që kanë detyrimin e raportimit të këtyre të dhënave, mjaftohen vetëm me paraqitjen e disa informacioneve mbi masat që kanë marrë apo planifikojnë të ndërmarrin dhe nuk paraqesin relacione sqaruese dhe krahasuese për të vënë në pah nivelin e progresit të arritur, apo analiza se çfarë hendeqesh kanë hasur në implementimin e programeve të tyre dhe sugjerime të mundshme për përmirësim.
2. Mungesa e sistemeve për matjen dhe raportimin mbi këshillimin e grave rurale pranë AREB dhe në MBZHR, mbi treguesin grave rurale përfituese nga shërbimet e ekstensionit, sipas strategjive të barazisë gjinor, nuk kemi tregues efektiv, pasi nuk mund të shprehemi saktësisht që sa prej tyre janë gra/vajza fermerë dhe sa prej tyre janë burra fermerë, në krahasim me numrin e përgjithshëm të fermerëve 84,344 aktiv sot në Republikën e Shqipërisë, në referim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Burimi : UN Women Albania