UN Women Albania në një takim me gazetarë prezantoi disa nga gjetjet e studimeve për buxhetimin e përgjigjshëm gjinor në vendin tonë.
Pjesë e diskutimit me temë “Hartimi i Argumentit për Investimin në Përkujdesin Universal falas për fëmijët në Shqipëri” ishte Michele Ribotta, përfaqësues i UN Women në Shqipëri, Valbona Sulçe , eksperte e medias , Ermira Lubani, këshilltare Rajonale e UN Women dhe Erisa Çela e cila paraqiti konkluzionet e arritura sa i përket kësaj problematike sociale ndër vite.
Disa nga gjetjet e UN Women Albania për pabarazinë gjinore:
• Shpërndarja e përgjegjësive të kujdesit në Shqipëri e pabarabartë- mbulohet kryesisht nga gratë si punë e papaguar.
• Puna e papaguar rreth 60% të PBB-së në Shqipëri
• Vlera e kësaj pune është 84 USD (71 Euro)- bazuar në pagën mesatare mujore prej 390 USD (330 Euro), dhe nëse merret në konsideratë se 35% e rreth 1,08 milion grave në Shqipëri janë të punësuara, ekonomia shqiptare po humb një potencial prej 32 milion USD (27 milion Euro) çdo muaj. Kjo përkthehet në një shumë prej 385 milion USD (324 milion Euro) në vit.
• Përpara periudhës së COVID-19, gratë i kushtuan punës së papaguar më tepër orë (21,74% të ditës) krahasuar me burrat.
• Shpenzimet për shërbimet e kujdesit shoqëror në Shqipëri janë thuajse të papërfillshme dhe përbëjnë rreth 3% të programit të përgjithshëm buxhetor për mbrojtjen sociale (përfshirë fëmijët).
Megjithëse Shqipëria ka përparuar lidhur me mbrojtjen sociale, duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme lidhur me barazinë gjinore dhe të drejtat e fëmijëve, duke ju referuar studimeve të UN Women Albania. Po sipas tyre shpenzimet për barazinë gjinore janë modeste dhe përbëjnë 0.05 % të PBB-së vëndit ndaj lind nevoja për një mbështetje akoma më të madhe financiare për gratë dhe fëmijët.