Nga Gjirokastra e njohur për turizmin kulturor kryeministri Edi Rama deklaroi se është shume e afërt dita kur Shqipërinë do ta vizitojnë 10 milionë turistë .
“Industria e turizmit, që po rritet, është përballë një sfide për të plotësuar me forcë pune vendet për t’ju përgjigjur miliona turistëve. Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar.”
Ai u kërkoi bizneseve që të rrisin akoma edhe më shumë pagat .
“Sfida më e madhe sot nuk është krijimi i vendeve të punës, por plotësimi i vendeve të punës dhe natyrisht bizneset duhet të vrapojnë për të rritur më tepër pagat, sepse niveli i fitimit, përtej asaj që ata pranojnë, është shumë më i lartë. Pjesëmarrja në fitim e punonjësve duhet të jetë më e lartë se sa është, nëse ato nuk duan të ngrihen një mëngjes me duart lart nga qielli”.