Përkundër lajmeve të publikuara në disa prej mediave ku thuhej se Bashkimi Europian ka kthyer mbrapsht domatet e prodhuara në Shqipëri me arsyetimin se nuk përmbushin parametrat e sigurisë AKU ka siguruar se një gjë e tillë është e pavërtetë.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se nuk ka patur kthime të domateve apo të produkteve të tjera të Shqipërisë me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Mes të tjerash, theksohet se kanë vijuar rregullisht eksportet e Shqipërisë me perime dhe fruta drejt vendeve të BE-së dhe se të gjitha produktet e prodhimeve shqiptare kanë certifikatë fitosanitare.
Burimi: Lajmi i fundit