Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pasi në raport me një ditë parë ka humbur sërish pikë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu e ka nisur këtë të mërkurë në vlera negative duke shënuar zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.3 lekë.
Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një luhatje negative nga një ditë më parë pasi ka pasur edhe ajo një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 107.8 lekë dhe është shitur me 108.8 lekë.
Paundi britanik e ka nisur këtë ditë pozitivisht edhe pse më një rënie të vlerës nga dita e martë teksa është blerë sot me 123.6 lekë dhe është shitur me 125 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Burimi: Scan tv