Shqipëria vijon të ketë norma të përmbajtura dhe ngadalësim të inflacionit. Në një status në facebook ministrja e financave Delina Ibrahimaj shkruan “ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2023 është 4,2 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7,5 %”.
Më shumë rritje shënuan ushqimet dhe pijet joalkoolike , i cili ka edhe peshën kryesore të shpenzimeve të shportës së qytetarëve .
Ibrahimaj publikoi statistikat mbi shifrat e inflacionit gjatë këtij viti, ku shihet se nga niveli 7.23% në janar të këtij viti,inflacioni ka zbritur në nivelin 4,2% në muajin korrk.
Por vlen të theksohet se inflacioni në vendin tonë vijon të jetë ndjeshëm më i ulët se inflacioni në vendet e rajonit dhe bashkimit Europian.