Ekonomia po vijon me ecuri pozitive sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete.
Ai thotë se të ardhurat totale për 8 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 425 miliardë lekë ose 102.5 % e planit të të njëjtës periudhë.
Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +48.5 miliardë lekë ose + 12.9% më shumë.
Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, gjatë periudhës janar-gusht arritën 377.4 miliardë lekë, nga 406.9 miliardë lekë që ishin planifikuar për periudhën.
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë