Sejko zhvilloi një takim me Guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ku diskutoi lidhur me bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm midis dy institucioneve .
Ata theksuan rëndësinë e Memorandumit Rajonal të Bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së korporatave, të nënshkruar në vitin 2019 nga BSH dhe BQK, së bashku me Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bankën Qendrore të Malit të Zi, Bankën Qendrore të Bosnje–Hercegovinës.
Guvernatori Sejko dhe Guvernatori Ismaili dakordësuan se lidhjet midis dy institucioneve do të vijojnë të jenë të qëndrueshme dhe të frytshme dhe se bashkëpunimi do të zgjerohet më tej në sektorin financiar, duke përfshirë gjithashtu aktivitete të përbashkëta në kuadër të edukimit financiar.
Në përfundim, Sejko u shpreh se bashkëpunimi në fushat e politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave, etj. midis Shqipërisë dhe Kosovës mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për forcimin e stabilitetit financiar në rajon.
Burimi: Banka e Shqipërisë