Shqipëria mikpret Javën e Kombeve të Bashkuara, në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.
Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale postoi një video informuese mbi aktivitetet që do të organizohen gjatë këtyre ditëve.
“Shqipëria mikpret botën”, shkruan Rama, ndërsa thotë se Java e Kombeve të Bashkuara vjen me ekspozita, koncerte, festa lokale, ceremoni çmimesh, panaire e takime mbi shoqërinë, barazinë gjinore, mjedisin, paqen dhe ngritjen e së ardhmes duke mësuar nga e shkuara.