Bashkia e Tiranës do të zgjerojë zonat e ofrimit të shërnimit të internetit falas në hapësirat publike. Aktualisht ky shërbim ofrohet falas në 13 zona të kryeqytetit, ndërsa me projektin e ri, shtohen edhe 15 zona të reja duke arritur në 28 të tilla.
Fondi limit për këtë projekt është 12.5 milionë lekë. Në kuadër të nismave Smart City po mundësohet ofrimi i shërbimit “Tirana Free wiFi”, një nismë e cila bën të mundur aksesimin falas të internetit në ambjentet publike të qytetit.
Me këtë projekt të ri harta e hapësirave publike ku ofrohet shërbimi Wi-Fi falas del përtej Unazës së Vogël të Tiranës duke përfshirë zonën e Astirit, Kombinatin, Kinostudion e Kopshtin Zoologjik, raporton SCAN.
Hapësirat publike ku aktualisht ofrohet shërbimi Wi-Fi
– Sheshi “Europa”
-Parku “Rinia”
-Parku “7 Xhuxhat”
-Stadiumi “Dinamo”
-Lulishtja “3 Vëllezërit Frashëri”
-Parku pranë Presidencës
-Sheshi “Nënë Tereza” pranë Universitetit Politeknik dhe Rektoratit
-Sheshi “Shtraus”, Xhamlliku
-Pedonale “Murat Toptani”
-Parku Përballë Parlamentit
-Bulevardi “Zogu I”
-Bulevardi i Ri
-Parku i Lojërave, Fusha e Aviacionit
Hapësirat publike ku do të zgjerohet ofrimi i shërbimit Wi-Fi
-Parku i lojrave në Astir
-Lulishte rreth Piramidës
-Diga e Liqenit
-Kopshti Zoologjik
-Sheshi Rekreativ Tika (Sauk)
-Godinat e studentëve tek Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit
-Terminali i Autobusëve Ndërkombëtar
-Parku Helen tek Liqeni Farkës
-Terminali Lindor i autobusëve
-Terminali Verior i autobusëve
-Kinostudio/rrethrrotullimi Klan
-Fusha tek “Ali Demi”
-Fusha e Aviacionit (zgjerim)
-Busti i Adem Jasharit, Rruga e Durrësit/Ambasadat
-Lulishtja Kombinat
Marrë nga Scan Tv