Britney Spears ka deklaruar se ajo nuk do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës duke hedhur poshtë zërat për një rikthim të mundshëm të saj në muzikë.
“Vetëm që të jemi të qartë se shumica e lajmeve janë mbeturina!!!” ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Ajo thotë se ka shkruar muzikë vetëm për argëtim dhe zbuloi se kishte shkruar më shumë se 20 këngë për njerëz të tjerë gjatë dy viteve të fundit.
“Unë jam një shkrimtar fantazmë dhe sinqerisht më pëlqen kështu!!!” shprehet këngëtarja, e njohur për hitet duke përfshirë Baby One More Time, Oops!… I Did It Again dhe Toxic.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al