Vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin “The Heart”.
Vepra e regjisores 25-vjeçare do të shfaqet në kategorinë e filmave të shkurtër amerikanë. Në fokus është një djalë i pikëlluar, nëna e të cilit shkroi një dëshirë të çuditshme në testamentin e saj.
Në një intervistë Malia tha se filmi ka të bëjë për njerëzit e vetmuar, faljen dhe trishtimin.