Prej pak ditësh në Tiranë ju mirëpret Agroturizëm Hylli Dritës.
Nisma e re e Fatmir Ndojit erdhi pas kërkesave nga klientët e kryeqytetit dhe dashamirësve të agroturizmit i cili është tashmë një destinacion i preferuar edhe në Lezhë.
Në këtë ambjent të ri, i cili ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë do të ofrohen prodhime bio dhe menutë do të jenë përgjithësisht tradicionale.
Pronari Fatmir Ndoji thotë për Probizz.al se Agroturizëm Hylli Dritës është shtëpia ku i jepet rëndësi origjinës së produktit dhe mbizotëron cilësia.
Të gjithë të apasionuarit pas ushqimit mund të shijojnë kombinimit e veçanta të kuzhinierëve profesionistë të cilët rikthejnë traditën e kulinarisë me prodhime shqiptare.
Tek Agroturizëm Hylli Dritës si pjata të preferuara nga klientët, Ndoji veçon mishin e kecit, pulën me qull dhe përshesh dhe jufka me maze. Origjina e produkteve vjen nga Zadrima aty ku edhe u krijua Agroturizëm Hylli Dritës.
Bashkohuni me Hyllin e dritës për tu ushqyer shëndetshëm!
Kontakt
Rruga Njazi Demi, Tiranë
Instagram: AgroShop Hylli Dritës