FILIPI Co herbs & spices është një kompani e lokalizuar në Shqipëri, themeluar ne 25 korrik 1991 dhe e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike.Fillimisht kompania jonë e ka nisur aktivitetin si një kompani e specializuar nëtregtimin e Sherebelës dhe Trumzës por me ritme të shpejta u zgjerua gama e produkteve të tregtuara në aspektin e shumëllojshmërisë dhe atë të shkallës së përpunimit.Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane AA Sayia por sot ne kemi arritur të vendosim marrëdhënie me më shume se 57 kompani në Europë, Amerikë dhe Australi. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkaktë kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.