Miratohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit financimi i rrugës Kune-Hidrovor në Lezhë.
Ky investim pritet të ketë një impakt në zhvillimin e komunitetit.
Projekti është hartuar nga Bashkia Lezhë dhe do të lehtësojë trafikun për në zonat e bregdetit.
Investimet në Lezhë po bëhen për përmirësimin e rrjetit rrugor me standardet e avancuara të rrugëve europiane dhe zgjidhin përfundimisht problemet e trafikut për gjithë zonën bregdetare.
Për Lezhën dhe Shëngjinin janë parashikuar edhe projekte të tjera pasi është një nga destinacionet turistike më të kërkuara nga vizitorët e huaj por edhe vendas .