Pak më shumë se 10 vjet më parë, në tetor 2013, një avion A320 që mbërriti nga Budapesti bëri bujë duke u bërë fluturimi i parë i pasagjerëve që u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum, i njohur gjithashtu si Dubai World Central (DWC).
Ky aeroport krejt i ri rreth 20 milje në jugperëndim të qendrës së Dubait u projektua për t’u bërë, në një të ardhme jo aq të largët, më i madhi dhe më i ngarkuari në botë. Vizioni ishte dhe është ende për një mega-qendër futuristike, duke funksionuar si një nyje kryesore e ekonomisë globale së shpejti.
Dubai Airports, autoriteti i aeroportit që menaxhon si Dubai International (DXB) ashtu edhe aeroportin e ri, premton se kur të përfundojë Al Maktoum International, do të jetë në gjendje të presë më shumë se 160 milion pasagjerë në vit, si dhe 12 milion ton mallra.
Megjithatë, një dekadë dhe një pandemi pas atij fluturimi fillestar të pasagjerëve, dhe plot 13 vjet që kur u hap për herë të parë për operim, aeroporti më i ri i Dubait është ende një punë në progres.
Plani është të maksimizojë kapacitetin aktual përmesaplikimit të teknologjisë inovative dhe rinovimeve për të rimenduar përdorimin e hapësirës duke shtuar 20 milionë pasagjerë të tjerë në kapacitetin aktual vjetor prej 100 milionë pasagjerësh të DXB.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN për Probizz.al