BE-ja ka njoftuar hetime ndaj disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë për praktika jo konkurruese.
Meta, Apple dhe Alphabet, që zotërojnë Google, po shqyrtohen për shkelje të mundshme të Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) i prezantuar në 2022.
Nëse zbulohet se kanë thyer rregullat, firmat mund të përballen me gjoba të mëdha deri në 10% të xhiros së tyre vjetore.
Vetëm gjashtë kompani kanë detyrime sipas DMA, por ato janë gjithashtu firmat më të mëdha të teknologjisë në botë: Alphabet, Apple, Meta, Amazon, Microsoft dhe ByteDance.Asnjë nga firmat nuk është në të vërtetë me bazë në Evropë – pesë prej tyre janë në SHBA, ndërsa ByteDance ka selinë në Pekin.
Kjo vjen tre javë pasi BE-ja gjobiti Apple me 1.8 miliardë euro (1.5 miliardë £) për shkeljen e ligjeve të konkurrencës mbi transmetimin e muzikës.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara akuzuan Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve në një padi historike kundër gjigantit të teknologjisë të prezantuar javën e kaluar.
Një zëdhënës i Apple thotë se kompania do të angazhohet në mënyrë konstruktive me hetimin dhe se ata janë të sigurt se plani i tyre përputhet me Aktin e Tregjeve Dixhitale.
Ata shtuan se ekipet e tyre krijuan një sërë mekanizmash për të respektuar legjislacionin historik të BE-së, si dhe mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë për përdoruesit e BE-së.
“Gjatë gjithë kohës, ne kemi demonstruar fleksibilitet dhe reagim ndaj Komisionit Evropian dhe zhvilluesve, duke dëgjuar dhe përfshirë komentet e tyre,” thanë ata.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al