Linja ajrore Ryanair u detyrua të anullojë më shumë se 300 fluturimë në Europë të planifikuara për të enjten për shkak të një greve nga kontrollorët francezë të trafikut ajror.
Autoriteti i aviacionit civil të Francës kërkoi nga linjat ajrore që të shkurtojnë fluturimet. Ryanair deklaron se 50.000 pasagjerë do të preken nga ky veprim.
Kjo linjë ajrore i bëri thirrje presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen të ndërmarrë masa për të mbrojtur me ligj këto veprime dhe të lejojë kontrollë të tjerë të Evropës të menaxhojnë fluturimet mbi Francë gjatë grevave.