Shitjet e Apple kanë rënë pothuajse në çdo treg anembanë globit, sipas rezultateve të fundit nga gjigandi i teknologjisë.
Kompania tha se kërkesa për telefonat inteligjentë të saj ra me më shumë se 10 % në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa shitjet e përgjithshme ranë në çdo rajon gjeografik, përveç Evropës.
Apple deklaron se në përgjithësi, të ardhurat në të gjithë kompaninë ranë me 4 % në 90.8 miliardë dollarë (72.5 miliardë paund), që ishte rënia më e madhe për më shumë se një vit.
Megjithatë, rezultatet nuk ishin aq të këqija sa pritej dhe çmimi i aksioneve të Apple u rrit në tregtimin pas orarit të punës në Nju Jork.
Kompania tha se shifrat ishin shtrembëruar nga ndërprerjet e furnizimit të lidhura me Covid, të cilat çuan në shitje jashtëzakonisht të forta gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Në nivel global, dërgesat e smartfonëve u rritën me 10% në tre muajt e parë të vitit, duke u zgjeruar pas një periudhe të gjatë pa shkëlqim, sipas firmës kërkimore Canalys.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al