Greqia po ndërton qytetin inteligjent më të madh dhe më të gjelbër në Evropë në një projekt prej 8 miliardë dollarësh.
E vendosur në vendin e një ish-aeroporti të Athinës, Ellinikon do të ketë rrokaqiellin e parë të Greqisë, një qendër tregtare të nivelit të lartë dhe një park sportiv. Projektuesit e saj i thanë Business Insider se po përpiqen të ndërtojnë një “parajsë ” që bashkon pamjet piktoreske të vijës bregdetare me infrastrukturën e teknologjisë dhe miqësore me mjedisin. Ata po vlerësojnë se faza e parë e projektit, e cila pritet të përfundojë deri në vitin 2026, do të tërheqë një milion turistë të rinj dhe do të rrisë ekonominë greke me 3.3 miliardë euro (3.6 miliardë dollarë).
Ellinikon është një nga disa qytete të reja të teknologjisë së lartë që po ndërtohen në të gjithë botën – megjithëse ato janë të zakonshme në Kinë ose në Lindjen e Mesme dhe jo në Evropë. Qyteti i zgjuar e ka marrë emrin e tij nga Aeroporti Ndërkombëtar Ellinikon, 4 milje në jug të Athinës, i cili u mbyll në vitin 2001. Ndërtimi fillimisht ishte menduar të fillonte në 2008, por u vonua ndjeshëm nga kriza financiare globale që e la ekonominë greke në prag të kolapsit.
Businessinsider