Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe një krenari për brandin shqiptar “Made in Albania”.
“Falë mbështetjes për sektorin e verës nga Skemat Kombëtare në vite dhe Programi IPARD për rritjen e sipërfaqeve të vreshtave, investimet në pajisje teknologjike për procesin e prodhimit, rritja e çertifikimit të fidanëve autoktone dhe mbështetja për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare në tregje elitare, në vitin 2023 janë regjistruar 10178 hektarë vreshta dhe 9822 hektarë vreshti në prodhim” shkruan ministrja Anila Denaj në facebook.
Viti 2023 shënon dhe 61,7 tonë eksport, duke shënuar vlerën më të lartë ndër vite.
Verërat tona tashmë po shijohen në tregjet më elitare ndërkombëtare, duke fituar çmime prestigjioze në panaire dhe njohje globale.
Burimi: Ministria e Bujqësisë