U çel sot në Shkodër, konkursi ndërkombëtar i arkitekturës, ku 5 studio të mirënjohura europianepo prezantojnë përpara jurisë projekt-idetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën e cila nga dita në ditë po fiton përmasatë reja të një destinacioni të Shqipërisë Turistike.
Në ceremoninë e prezantimit të studiove pjesëmarrëse, mori pjesë edhe kryeministri Rama, i cili tha se ajo çfarë do të ndërtohet “nuk është thjeshtë një objekt privat, por është një objekt që synojmë të krijojmë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën, e cila është shumë e pasur me monumente, është shumë e pasur me gjurmë të historisë, ku çdo brez ka lënë gjurmën e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë, e cila do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që vijnë.”
Studiot pjesëmarrëse janë: Benedetta Tagliabue- EMBT Architects nga Barcelona; Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini; Selgascano Architects nga Madridi; Baukuh Architects nga Milanov dhe Piero Lissoni&Partners nga Milano.