Një pjesë e madhe e njerëzve të pasur të Francës po shohin si zgjidhje largimin nga vendi për shkak të situatës politike në vend dhe në një kohë kur parashikohen taksa më të larta.
Sipas Bloomberg disa konsulentë të biznesmenëve thonë se këta të fundit kanë nisur transferimin e kapitalit jashtë vendit dhe dëshirojnë të lëvizin në një shtet tjetër.
Ata janë të shqetësuar që disa nga propozimet e fushatës për taksa më të larta mund të bëhen ligj së shpejti.
Franca është shtëpia e disa prej njerëzve më të pasur në botë, duke përfshirë Bernard Arnault, njeriu më i pasur i Evropës dhe kreu i kompanisë së mallrave luksoze LVMH; Francoise Bettencourt Meyers e perandorisë së bukurisë L’Oréal, e konsideruar si gruaja më e pasur në botë; dhe vëllezërit Ëertheimer, të cilët menaxhojnë shtëpinë e modës pariziane Chanel.
Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia Elabe në fillim të kësaj jave, shtatë nga dhjetë francezë janë të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përbërjen e Asamblesë së re Kombëtare.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg për Probizz.al