Suzana Aga: Kemi arritur që të sjellim punonjës nga të gjtha fushat
Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i drejtojnë sërish sytë te vendet e huaja për gjetjen e forces punëtore. Turizmi është një nga sektorët që ka nevojë më shumë në këtë periudhë. Si më të favorshëm dhe më me stabilitet po shihen punonjësit nga India, Afrika, Filipinet etj.Në një intervistë për Probizz.al, Ceo e “Agility Group Albania” Suzana Aga, tregon misionin e kompanisë që prej 5 vitesh punon në shërbim të gjetjes së fuqisë punëtore për subjektet shqiptare.
Si lindi Agility Group Albania dhe mënyra e operimit të saj?
“Agility lindi si ide e imja dhe e tim vëllai . Të dy vijmë nga eksperienca pune në sektorin privat, përkatësisht unë si administratore dhe financiere dhe im vëlla si programues brenda dhe jashtë vendit. Operojmë në disa fusha punësim, pastrim, programim dhe real estate. Ne operojmë në Shqipëri dhe jo vetëm nëpëmjet agjentëve dhe bashkëpunëtorëve. “
Por cila është e veçanta e kompanisë suaj në krahasim me agjenci të tjera?
“Agjensi punësimi ka dhe hapen cdoditë ,por konkurentët tanë nuk janë agjensitë shqiptare të punësimit, jemi në të gjithë Europën dhe Ballkanin.”
Sa e vështirë është të gjeni punonjës nga jashtë për tregun këtu?
“Fillimisht ka qenë shumë e vështirë dhe na është dashur të gjejmë bashkëpunëtorët e duhur kudo. Për ne tashmë nuk është e vështirë të gjejmë punonjës nga jashtë për tregun shqiptar, pasi kemi vite që punojmë, kemi arritur që të sjellim në Shqipëri punonjës nga të gjitha fushat, fillimisht ka qenë mjaft e vështirë pasi na ësht dashur që të kemi analizat e thelluara përsa i përket shteteve ku ne do të operojmë dhe përshtatshmërisë që ata do të kenë me tregun shqipëtar, por tashmë pas disa viteve i kemi të gjitha mundësitë që për një kohë shumë të shkurtër të gjejmë kandidatët e duhur për klientët tanë.”
Cilat janë fushat që kërkojnë më shumë punonjës dhe cilat janë llojet e bizneseve për të cilat ju keni siguruar punëtore?
“Çështja e punësimit tashmë është globale. Nuk mund të përcatojmë saktësisht një fushë e cila ka më shumë nevojë se një fushë tjetër pasi sot të gjithë bizneset kanë nevojë për punonjësit, megjithatë duke qenë se jemi në sezon , hotelet janë në pikun e tyre, restorantet kanë më shumë kërkesë, por theksoj që në të gjitha fushat ka nevojë emergjente për punonjës, në Prodhim, Fasoneri, Bujqesi , pra pothuajse kudo.”
Nga cilat vende i keni marrë punëtorët?
“Ne kemi sjellë në Shqipëri punonjës nga disa nacionalitete, me vitet tona në treg ne kemi arritur të zgjedhim këto shtete dhe nacionalitete që i përshtaten më mirë treguts hqipetar, për nga ana profesionale dhe shtetet që unë do ti quaja të sigurta. Ne po punojmë me Indinë, Afrikën dhe Filipinet, jo sepse nuk kemi mundësinë të punojme me shtetësi si Bangladeshi , Pakistani apo Nepali, por në qoftë se ju shikoni dhe shifrat në zyrat e emigracionit, shtetësi Bangladesh, Pakistan Nepal, janë shtete që hyjnë me një rrezikshmëri të lartë dhe pothuajse janë larguar 99 % të rasteve”
A ka shumë kosto për një kompani që të punësojë të huaj?
“Kostoja e një punonjësi të huaj shkon përkatësisht sa kostoja e një punonjësi shqipetar. Patjetër që subjektit I duhet që të plotësojë dokumenta më shumë por një punonjës që vjen nga një shtetësi si India apo Afrika, paguhet më pak sesa njëpunonjës shqipëtar për të njëjtin pozicion pune, pra nëse një punonjës indian do të paguhet me 40.000-50.000 All ,një punonjë shqipëtar paguhet me 70.000-80.000 All. Pra diferenca kompensohet në vlerë netto, që do të thotë të gjitha kostot shtesë që janë akomodimi , ushqimi apo dokumentacioni dhe kalon një kosto aq sa mund të paguhet një punonjës shqipëtar.”
Sa respektohen kontratat e punës dhe me cfarë afati nënshkruhen kryesisht?
“Kontratat i përshtaten vizave të punës, me të cilën punonjësit vijnë në Shqipëri, pra 1 vjeçare por ata rrijnë më shumë se 1 vit, pasi dëshira e punonjësit por edhe subjektit është që të rrijnë për një kohë më të gjatë, që do të thotë mund të bëhen dhe kontrata 5 vjeçare”
Si po shtrihet më tej shërbimi i biznesit tuaj lidhur me këtë treg?
“Ne aktualisht bëjmë të mundur jo vetëm në sjelljen e punonjësve aziatikë në Shqipëri dhe Ballkan por gjithashtu transferojmë punonjësit shqipëare dhe nga Ballkani drejt shteteve europiane, Gjermani ,Kroaci, Hollandë, Itali pasi kërkesat për këto vende janë shumë tël arta. Fokusi ynë janë shtetet europiane, bëjmë kalimin e punonjësve nga Ballkani për shtetet e Gjermanisë, Italisë, Kroacisë dhe më tej, në profile të ndryshme pune, dhe absolutisht me dokumentacione të rregullta. Gjermania është shteti kampion përsa i përket kërkesave të larta të shtetasve shqipëtarë dhe të ballkanit për të punuar atje.”
Kontakt: