• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

RIVLERËSIM I BANESAVE 5%. Flet eksperti Florian Tahiri

August 27, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qeveria do t’i jape edhe një shans të gjithë atyre që duan të rivlerësojnë pronat, por kësaj here me 5 % të vlerës. Për ekspertët e Real Estate ky është një hap pozitiv por i vonuar. Interesi për blerje të pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të jetë i lartë sidomos në zonat bregdetare. Në një intervistë për Probizz.al, Florian Tahiri, eksperti mobiliar thotë se  jemi akoma treg shumë tërheqës, pra kemi çmime të përballueshme, sidomos për shtetasit e huaj.

“Patjetër që është diçka pozitive për tregun tone është e vonuar sepse sikurse dihet që me 15 maj deputetja dhe përfaqësuesja e grupit të PS znj, Gjylameti i ka bërë një kërkesë parlamentit dhe brenda 15 qershorit ne prisnim që të ishte miratuar, sidoqoftë nuk është ndarë edhe pse kryeministri tha 5 % nuk është ndarë përfundimisht sepse në komision është diskutuar rreth 3 % nga 2 deri në 4 dhe ne shpresojmë të mbyllet me 3% dhe jo me 5. Nuk është përfundimtare asgjë ashtu sikurse nuk është përfundimtar afati, pavarësisht se kryeministri tha 1 vit, pritet deri në fund të 2025, pra mund të shkojë gati 1 vit e 4 muaj apo 1 vit e gjysmë le të themi. Kjo do të sjellë padiskutim një qarkullim të parasë dhe lëvizje të tregut, sepse në këto momente që flasim po hasim një ngërç.”

Tregu ka patur një stepje gjatë kësaj periudhe.

“Të gjithë qytetarët që kishin ndërmënd të shisnin shtëpia, ku dihet që në këto momente tatimi është 15 %, janë stepur dhe po presin që të gjithë që të bëhet rivlerësimi dhe ti shesin shtëpitë. Pra shohim një ngurtësim dhe një tkurrje të tregut dhe qarkullimit të parasë në tërësi, dhe presim që në momentin që të miratohet rivlerësimi pavarësisht 3,4 apo 5% presim një fluks qarkullimi, pra shitje apartamentesh, trojesh etj. E cila padiskutim do të ketë një ndikim të mire për ekonominë shqiptare, pasi dihet personat që shesin do kenë mundësi të kenë para për të investuar diku tjetër dhe për të blerë diçka tjetër. Tashmë njerëzit që mbajnë paratë në bankë janë të paktë, pjesa më e madhe për shkak të inflacionit të lartë. Pjesa më e madhe e njerëzve sot që flasim duan ti investojnë paratë dhe ku më sigurt se sa në pasuri të paluajtshme bëhet kjo gjë.”- tha Florian Tahiri.

Tahiri thotë se kërkesa për pasuri të paluajtshme është pozitive dhe kërkesat janë nga shtetas të ndryshëm.

“Jemi akoma treg shumë tërheqës, pra kemi çmime të përballueshme, sidomos për shtetasit e huaj por edhe për shtetasit shqiptar sepse nëse në Shqipëri ke mundësi që të blehet akoma një apartament afër detit me 50 apo 60 mijë euro, në vende të tjera nuk blen dot as edhe një garazh le të themi. Nëse mund të përmend shtetasit e huaj, momentalisht në zonën e Durrësit ku unë shoh shtetas që po blejnë nga Italia nga Rusia nga Ukraina, dhe nga Çekia dhe Polonia, kjo janë dhe nacionalitetet apo kombësitë kryesore që blejnë në qytetin e Durrësit”.

Çmimet kanë ardhur në rritje.

“Kërkesa ka nuk është se nuk ka, për fat të keq ka shumë kërkesa të larta për zonën e qytetit të Durrësit brenda po themi qendra dhe zona e Vollgës që janë dhe zonat më të preferuara dhe gjithashtu dhe vija bregdetare po themi vija e parë apo vija e dytë e detit, por që nuk ka ndërtime, dhe kjo automatikisht ka sjellë një rritje të çmimeve, ndërkohë që vendi ku po ndërtohet shumë këto momente pra ka ndërtime por po flasim për ndërtime cilësore, ndërtime të viteve të fundit është zona e Golemit, është zona e Malit të Robit dhe Qerretit të Kavajës. Aty momentalisht flasim për palate të reja, pra rezidenca të reja, gjë që ka sjellë dhe rritje të çmimeve pasi dihet nëse ndërtohet një pallat mbaron në 2024 apo 2025, çmimi i punëtorisë i inflacionit i lëndës së pare pra të gjitha këto kanë sjellë dhe çmimin në tërësi të rritur, flasim përmbi 1 mijë euro metri katror, dhe varion pastaj deri në 1500 euro metri katror, le të themi pak a shumë, çmimet nëse flasim në 2023 apo 2024 nuk kanë pësuar ndonjë rritje, diçka të vogël, një rritje e cila është më shumë një rritje për t iu përshtatur inflacionit dhe rritjes së euros, sepse dihet që në tregun imobiliar shitblerja bëhet në euro, euro ka rënë kundrejt lekut dhe çmimet janë rritur për t iu përshtatur këtij kursi të këmbimit.”- u shpreh eksperti Tahiri.

Pritshmëri pozitive ka edhe për projektet që parashikohen.

“Pastaj porti industrial që po bëhet në krahun tjetër të qytetit dhe lagjja e re e stadiumit apo dhe kompleksi polifuksional që pritet të funksionojë, janë disa projekte që në qytetin e Durrësit ka akoma marshe për rritje të çmimeve,  sepse në vetvete qyteti i Durrësit është qyteti i dytë më i madh, ka portin, ka një pozitë strategjike, dhe është shumë tërheqës për gjithë investitorët, jo vetëm qytetarë të huaj por edhe qytetarë shqiptarë sidomos emigrantët zgjedhin qytetin tonë për të pasur një shtëpi të dytë po themi një shtëpi përgjatë kohës që kthehen për të qëndruar në shtëpi. Kështu që jemi pozitiv për të ardhmen, pa diskutim që gjerat ecin, rivlerësimi është diçka pozitive për tregun, për Durrësin dhe për gjithë Shqipërinë, dhe infrastruktura dhe të gjitha lëvizjet që bën qeveria përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës, automatikisht sjell edhe një impakt pozitiv në tregun imobiliar.” 

Rivleresimi do të hyjë në fuqi në fund të muajit shtator dhe do të jetë i vlefshëm për një vit, pra deri më 30 shtator 2025. Tatimi që do të paguhet, parashikohet në 5 % nga 15 % që është aktualisht. Mund të rivlerësohen të gjitha pronat, përfshi ato në proces legalizimi dhe ajo që synohet, është formalizimi i tregut të pasurive të patundshme.

Tags: BanesaekspertiFlorianTahiriIntervistePasurirealestaterivleresim
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Next Post
Rritet interesi për agroturizmin në Shqipëri, vizitorë të shumtë pushojnë në veri

Rritet interesi për agroturizmin në Shqipëri, vizitorë të shumtë pushojnë në veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset