Brenda fundit të vitit pritet të jetë gati Unaza e Madhe e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama shkruan në facebook “Ky investim madhor pritet të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”.
Në Lotin e parë të kësaj vepre është realizuar mbi 52 % e punimeve, si dhe në kantierin e quajtur “Urat mbi lumin e Tiranës” është realizuar 70.3 % e investimit.
Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.