Mira Murati, ish-zyrtare e teknologjisë në OpenAI, po mbledh fonde nga sipërmarrës për startup-in e saj të ri të AI.
Nuk është e qartë nëse Murati do të marrë rolin e CEO në sipërmarrjen e re.
Ndërsa bisedimet sipas Reuters janë në fazat e hershme, sipërmarrja e re e Muratit mund të mbledhë mbi 100 milionë dollarë duke pasur parasysh reputacionin e saj dhe kapitalin e nevojshëm për të zhvilluar teknologji të reja të bazuara në modele të vetëkrijuara .
Gjithashtu Murati ka rekrutuar punonjës të OpenAI për t’iu bashkuar sipërmarrjes së saj të re.
Murati në OpenAI kaloi mbi gjashtë vjet duke udhëhequr projekte transformuese si ChatGPT dhe DALL-E. Ajo ishte një figurë kyçe në partneritetin shumë miliardë dollarësh të OpenAI me Microsoft.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al